Politika 21 May 2026, 19:19 Nga VNA

“Më skualifikuan sepse patën frikë nga unë”/ Mereme Sela tregon pse vendosi të kandidonte për kreun e PD-së

Ndaje në Whatsapp
“Më skualifikuan sepse patën frikë nga unë”/

Doktoresha Mereme Sela, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për kandidimin e saj për kryetare të Partisë Demokratike dhe arsyet pse, sipas saj, kandidatura u refuzua vetëm 24 orë pasi dorëzoi dokumentet.

Sela deklaroi se vendimi për ta skualifikuar lidhej me frikën që drejtuesit e partisë kishin ndaj kandidimit të saj.

“Më skualifikuan sepse patën frikë nga unë”, u shpreh ajo gjatë intervistës.

Ajo tha se kishte vendosur të kandidonte pas eksperiencës së saj në primaret e PD-së në Durrës në vitin 2025, ku sipas saj procesi kishte probleme dhe rezultatet ishin të paracaktuara.

“Kam qenë pjesë e primareve në Durrës. Pashë që njerëzit nuk dinin kush ishte anëtar. Edhe për qarkun ishte problematik. U bë procesi i primareve. Ata që më njohin, numri i votave ishte i lartë, por kur u numëruan ishin 43”, tha Sela.

E pyetur nga Ylli Rakipi nëse pretendonte se kishte marrë më shumë vota, ajo u përgjigj:

“Kam marrë diku te 247, por ishin të paracaktuar. Nuk jam për luftë. Kam ndenjur deri në fund, bëra ankesat e mia, por nuk më thirri njeri”.

Gjatë intervistës, Sela deklaroi gjithashtu se sipas nenit 46 të statutit të PD-së, nuk lejohet kandidimi i Sali Berishës për kryetar partie.

“Sipas nenit 46 të statutit të PD, nuk lejohet kandidimi i zotit Berisha”, tha ajo.

Mjekja epidemiologe tregoi se në PD është anëtare prej vitit 2016 dhe se kandidimin e kishte mbështetur te disa prioritete, mes tyre arsimi, shëndetësia, familja, fëmijët dhe prona.

Ajo mohoi gjithashtu zërat se kandidimi i saj ishte nxitur nga figura të tjera politike.

“Kam dëgjuar shumë, e ka futur Rama, Berisha, Noka…”, tha ajo.

Sela foli edhe për eksperiencën e saj akademike, duke thënë se kishte fituar doktoraturën në Universitetin e Shkencave Sociale, por sipas saj nuk ishte lejuar të regjistrohej, ndërsa një tjetër mjeke, që ajo e përshkroi si “vajzë e një qeveritari”, e kishte marrë vendin.

Në fund të intervistës, ajo tha se Sali Berishën e kishte takuar vetëm një herë në Fushë Krujë, në lidhje me një konflikt për pronën e familjes së saj.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme