Politika 21 May 2026, 11:58 Nga VNA

ANALIZË/ Arti i të qenit "deputet stilolaps", si Rama përdor anonimët për të firmosur nisma kritike

Ndaje në Whatsapp

hq720.jpg

Nga kërkimi i të dhënave dhe jetëshkrimit (CV) zyrtar të deputetit propozues pranë KQZ-së, rezulton se Bujar Rexha është futur në Parlament në zgjedhjet e fundit parlamentare, si përfaqësues i Qarkut Shkodër për Partinë Socialiste.

Ajo që bie në sy menjëherë është formimi i tij: ai nuk është jurist, as ekspert i të drejtës kushtetuese, por një ish-ushtarak dhe ish-punonjës i Gardës së Republikës.

Në jetën publike parlamentare dhe mediatike, Rexha gëzon një status thuajse "fantazmë". Nuk rezulton të ketë mbajtur fjalime politike, nuk ka pasur asnjë përplasje apo artikulim publik dhe emri i tij nuk njihet nga masa e gjerë e qytetarëve. E megjithatë, pikërisht ky deputet që ka zgjedhur "heshtjen e artë" si strategji politike, zgjohet një ditë dhe propozon një ndryshim rrënjësor që i heq Policisë së Shtetit shtyllën e saj kryesore: konkurrimin dhe meritokracinë.

Kjo situatë fton për një analizë kritike dhe mjaft ironike mbi mënyrën se si funksionon "makineria e firmave" në PS.

Ka një lloj gjenialiteti të zymtë në strategjinë e Edi Ramës për të zgjedhur gjithmonë ushtarë të tillë të panjohur për të ndërmarrë "reformat" më të ndyra apo më sensitive (portet strategjike për privatët i firmosi Zamira Sinaj, një tjetër anonime politike). Kur ligji i Policisë së Shtetit u miratua me bujë në vitin 2024, me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë dhe ekspertëve, u trumbetua me të madhe se "konkurset" do të shpëtonin policinë nga thonjtë e politikës.

Vetëm dy vite më pas, qeveria ka nevojë t'i kthejë emërimet në dorën e vet absolute, që shefi i komisariatit të mos jetë ai që fiton konkursin, por ai që i shërben partisë në fushatë. Por kush do ta bëjë këtë propozim?

Nuk mund ta bëjë Ministri i Brendshëm, sepse do të dukej si një kapje e hapur institucionale nga ekzekutivi dhe do të alarmonte ambasadat.
Nuk mund ta bëjnë figurat e njohura të PS-së, sepse ata kanë një fije reputacioni për të mbrojtur përpara kamerave.
Dhe këtu hyn në skenë "seputeti stilolaps". Një deputet aq anonim, sa nëse ecën në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ka më shumë mundësi ta ngatërrojnë me ndonjë kalimtar sesa me një ligjvënës.

Kur media apo opozita fillojnë e bërtasin "Po kapi policinë!", sytë kthehen nga Bujar Rexha. Por çfarë t'i bësh një deputeti që nuk flet? Ai nuk shkon në debate televizive, nuk jep intervista, nuk bën deklarata në Facebook. Sulmi mediatik bie në një vakum total. Nuk mund të "shpartallosh" politikisht dikë që nuk ekziston në sferën publike.

Edi Rama mund të dalë nesër dhe të thotë me atë ironinë e tij karakteristike: "Çfarë doni nga unë? Nuk është propozim i qeverisë, është nismë deputetësh! Ne jemi demokraci parlamentare, deputeti ka të drejtën e nismës ligjore, unë nuk i kontrolloj dot deputetët e mi..." Një teatër ku Kryeministri nuk i del për zot vendimmarrjes së vet, por fshihet pas kartonit të një njeriu që thjesht ka vënë firmën mbi një letër që ia kanë sjellë gati nga zyrat e Kryeministrisë.

Një deputet me peshë politike, që ka vota personale apo një profil publik për të mbrojtur, mund të hezitonte përpara një ligji që rikthen hapur nepotizmin dhe emërimet partiake në polici. Një deputet anonim, i cili e di mirë që fatin e tij në listat e ardhshme e ka ekskluzivisht në dorë të "Skënderbeut" të partisë dhe jo të popullit, nuk bën pyetje. Ai thjesht firmos.

Është jashtëzakonisht qesharake të lexosh një ish-zyrtar të Gardës dhe ushtarak që në relacion ankohet se "konkurrimi në vetvete është pjesë e një procesi demokratik... por në rastin konkret ka shtuar procedurat burokratike". Pra, një njeri i mësuar me urdhra dhe rreshtim ushtarak na tregon se "demokracia dhe garat na lënë pas dore", prandaj na duhet dora e fortë e emërimit direkt!

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme