Politika 21 May 2026, 12:35 Nga VNA

Nga "Ku i ke shokët" tek "Aman mos na gjobisni", partia e Bashës letër Celibashit

Ndaje në Whatsapp

basha.jpg

Aventura e Lulzim Bashës më 11 maj vitin e kaluar mbahet e mend më shumë për paroditë e Edi Ramës mes Lulzim Bashën, nën ritmet "Ku i ke shokët", se sa si fundi politik i Lulzim Bashës.

Por bëmet e tij e rithejnë në skenë, edhe kur ai ka vendosur të zhduket. Dhe siç e ka për zakon, problem janë llogaritë.

Koalicioni Euroatlantik (KEA e cila u krijua për të kandiduar Bashëm vjet) i është drejtuar me një shkresë zyrtare Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ku kundërshton gjetjet e raportit të auditimit të KQZ-së që propozonte sanksione të majme financiare ndaj këtij subjekti për zgjedhjet e 11 majit. 

Në draft-vendimin e zbardhur një ditë më parë nga VNA, Sektori i Mbikëqyrjes dhe Financimit në KQZ kishte parashikuar një masë ndëshkimore mjaft të rëndë për këtë koalicion, duke propozuar një gjobë që varion nga 2,000,000 deri në 3,000,000 lekë të reja. Sipas relacionit të audituesve, ky penalitet maksimal propozohej me pretendimin se subjekti kishte keqpërdorur llogarinë bankare ekskluzive të fushatës, duke kryer nga ajo pagesa që lidheshin me aktivitetin e përditshëm të partisë dhe jo me procesin zgjedhor. 

Në shkresën e protokolluar pranë KQZ-së me datë 20 maj, kryetari i KEA-s, Endri Hasa, i ka cilësuar këto gjetje dhe masën e propozuar si tërësisht të pabazuara. Ai sqaron se koalicioni disponon vetëm një llogari bankare të hapur në mars 2025, e cila është deklaruar rregullisht pranë KQZ-së. Sipas Hasës, i gjithë dokumentacioni justifikues, përfshirë deklarimet e kandidatëve dhe të dhënat e sakta të donatorëve me numrat përkatës të identifikimit, i janë vënë në dispozicion auditueses në rrugë elektronike dhe janë lehtësisht të verifikueshme. 

Përfaqësuesit e koalicionit shprehin shqetësimin se për këtë masë administrative janë njohur vetëm përmes medieve, pa pasur asnjë njoftim paraprak zyrtar nga administrata zgjedhore. Për shkak të pamundësisë për të dërguar një përfaqësues në seancën e shqyrtimit, Koalicioni Euroatlantik i ka kërkuar zyrtarisht institucionit të KQZ-së shtyrjen e vendimmarrjes, me qëllim që t'u jepet mundësia ligjore për të paraqitur në mënyrë të plotë të gjitha kundërshtimet dhe provat e tyre.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme