Politika 20 May 2026, 21:02 Nga VNA

PS dhe PD drejt “armëpushimit” parlamentar? Marrëveshja për Rregulloren e Kuvendit duket pranë finalizimit

Ndaje në Whatsapp
PS dhe PD drejt “armëpushimit” parlamentar? Marrëveshja

Pas viteve me tensione, përjashtime, përplasje dhe seanca që shpesh kanë ngjarë më shumë me arenë politike sesa me parlament, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike duket se po shkojnë drejt një marrëveshjeje të re për Rregulloren e Kuvendit.

Burime parlamentare bëjnë me dije se relatorët e PS dhe PD kanë përmbyllur draftin e përbashkët të ndryshimeve, i cili pritet të miratohet nesër në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren.

Me gjasa, vizita në Gjermani e kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, së bashku me homologun demokrat Gazment Bardhi dhe deputeten Jorida Tabaku, ka prodhuar më në fund “tymin e bardhë” të parlamentarizmit shqiptar.

Nga drafti final duket se socialistët kanë bërë disa tërheqje të rëndësishme. PS ka hequr dorë nga ideja që projektligjet e kërkuara nga Bashkimi Europian të kalonin automatikisht me procedurë të përshpejtuar brenda një jave. Po ashtu, është tërhequr nga tentativa për të përgjysmuar kohën e diskutimeve në seancat plenare, një propozim që ishte kritikuar fort nga opozita.

Socialistët kanë pranuar gjithashtu që institucionet kushtetuese të vazhdojnë të raportojnë në seancë plenare dhe jo vetëm në komisione, ndërsa kanë hequr dorë edhe nga ideja që raportimet të përqendroheshin vetëm në Komisionin e drejtuar nga Fatmir Xhafaj.

Nga ana tjetër, demokratët kanë arritur të fusin në draft disa mekanizma që synojnë forcimin e kontrollit parlamentar. Kryetari i Kuvendit do të ketë detyrimin të ndërhyjë kur institucionet nuk u përgjigjen deputetëve për kërkesat për informacion, ndërsa drejtuesit e komisioneve do të jenë të detyruar të thërrasin mbledhje apo seanca dëgjimore kur kjo kërkohet nga pakica parlamentare.

Drafti parashikon gjithashtu që me kërkesë të një kryetari grupi parlamentar, seanca plenare të ndërpritet në orën 22:00 dhe të rifillojë ditën tjetër, një ndryshim që synon të shmangë maratonat e natës në Kuvend.

Një tjetër pikë e diskutuar lidhet me masat disiplinore ndaj deputetëve. Sipas formulës së re, ato do të pezullohen automatikisht nëse ankimohen në Byronë e Kuvendit dhe nuk do të llogariten më me ditë pune, por me ditë kalendarike.

Në thelb, marrëveshja duket si një përpjekje për të ulur temperaturën politike në Kuvend, në një moment kur PS dhe PD kanë kaluar nga gjuha e barrikadave te negociatat procedurale. Dhe ndoshta për herë të parë pas shumë kohësh, palët po negociojnë jo për të bllokuar parlamentin, por për mënyrën sesi ai duhet të funksionojë.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme