Politika 20 May 2026, 11:01 Nga VNA

Kolegji Zgjedhor ngrin Celibashin dhe Ristanin për votën e të burgosurve

Ndaje në Whatsapp

fdvfdvfd.jpg

Pezullohet akti që u miratua për zgjedhjet lokale dhe lejonte të burgosurit të votonin për bashkinë ku ndodhet burgu, pavarësisht ku do të votonin po të ishin të lirë.

Kolegji Zgjedhor ka vendosur sot, siç mëson VNA, ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe të pezullojë çdo fuqi të akteve të deritanishme të miratuara nga KQZ.

Rasti u çua në gjykatë nga Partia Demokratike, e cila kundërshtoi aktin që në fillim, pavarësisht se Arben Ristani, përfaqësuesi i saj në Komisionin Rregullator, votoi pro.

Kolegji Zgjedhor Gjyqësor vendosi në mënyrë unanime:

1.  Pezullimin e zbatimit të Vendimit nr. 6 të Komisionit Rregullator të KQZ-së [4].

2.  Pezullimin e gjykimit të çështjes aktuale.

3.  Dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese me kërkesën për të shfuqizuar *nenin 18 të Ligjit "Për Gjendjen Civile"* (i ndryshuar në vitin 2024) .

Arsyetimi për Gjykatën Kushtetuese:

Kolegji vlerëson se neni 18 i ligjit për Gjendjen Civile vjen në kundërshtim me nenet 81 (pika 2, gërma "c") dhe 38 të Kushtetutës [7]. Ky nen përcakton se për shtetasit në burgje, paraburgim apo institucione shëndetësore afatgjata, vendbanimi për qëllime zgjedhore konsiderohet adresa e institucionit përkatës, ku u mundësohet edhe votimi në qendra të posaçme.

Sekretaria gjyqësore është urdhëruar të njoftojë palët dhe të dërgojë dosjen për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme