Politika 20 May 2026, 12:46 Nga VNA

Qeveria dhe politika shqiptare 48 orë heshtje për Baki Goxhajn. Shtetet e tjera kërkojnë llogari për aktivistët e tyre të ndaluar nga Izraeli në ujërat ndërkombëtare

Ndaje në Whatsapp

ukkzkuizku.jpg

48 orë pa lajme për Baki Goxhajn, ndërsa qeveritë e tjera reagojnë ashpër për qytetarët e tyre

Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj iu bashkua flotiljes ndërkombëtare “Global Sumud”, misionit humanitar që synonte të çonte ndihma drejt Gazës dhe të sfidonte bllokadën izraelite. Por anijet e flotiljes u ndaluan nga forcat izraelite në ujërat ndërkombëtare dhe qindra aktivistë nga dhjetëra vende të botës u shoqëruan drejt territorit izraelit.  

Që prej atij momenti kanë kaluar pothuajse 48 orë dhe ende nuk ka informacion të qartë publik se ku ndodhet aktivisti shqiptar dhe në çfarë gjendjeje është.

Sipas raportimeve ndërkombëtare, mbi 400 aktivistë nga më shumë se 40 vende u ndaluan gjatë operacionit. Organizatorët e flotiljes e quajtën ndërhyrjen “pirateri” dhe “rrëmbim në ujërat ndërkombëtare”, ndërsa Izraeli deklaroi se aktivistët do të transferoheshin në territorin izraelit dhe do të kishin akses konsullor.  

Ndërkohë, shumë qeveri reaguan publikisht për shtetasit e tyre.

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, kërkoi lirimin e qytetarëve italianë dhe Italia e cilësoi ndalimin e flotiljes si një veprim “të paligjshëm”.  

Edhe Turqia reagoi me tone të forta diplomatike, duke e quajtur operacionin izraelit “pirateri” dhe duke kërkuar reagim ndërkombëtar.  

Australia deklaroi se po kërkonte urgjentisht informacion për 11 shtetas australianë të ndaluar, ndërsa familjarët e tyre kërkuan ndërhyrje të menjëhershme diplomatike.  

Edhe Irlanda reagoi publikisht. Kryeministri irlandez Micheál Martin kritikoi ndalimet dhe deklaroi se çështja do të ngrihej në Bashkimin Europian.  

Në Shqipëri, reagimi ishte krejt tjetër.

Ministria e Jashtme shqiptare publikoi dy ditë më parë një deklaratë të shkurtër ku thuhej se po përpiqej të vendoste kontakte dhe të siguronte informacion për shtetasin shqiptar. Por në deklaratë nuk pati asnjë dënim të qartë për ndalimin e një shqiptari në ujërat ndërkombëtare dhe as një kërkesë publike për transparencë mbi vendndodhjen e tij.

Që prej asaj deklarate, vetëm heshtje.

Por po aq e rëndë është edhe heshtja politike brenda vendit.

Deri tani nuk është dëgjuar pothuajse asnjë reagim nga opozita shqiptare për të kërkuar minimalisht informacion mbi vendndodhjen dhe gjendjen e aktivistit shqiptar. I vetmi reagim publik ka ardhur nga deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, i cili kërkoi transparencë për fatin e Baki Goxhajt.

Përtej debateve mbi konfliktin në Gaza apo flotiljen, pyetja që mbetet sot është shumë më e thjeshtë:

Si është e mundur që për afro dy ditë të mos ketë asnjë informacion të qartë publik mbi fatin dhe vendndodhjen e një shtetasi shqiptar të ndaluar në një operacion ndërkombëtar?

Sepse në fund, para diplomacisë dhe propagandës, mbetet një fakt:
një shqiptar është zhdukur nga sytë e publikut prej 48 orësh dhe shteti i tij mezi dëgjohet.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme