Politika 20 May 2026, 12:41 Nga VNA

Bardhi dënon trajtimin e studentëve shqiptarë shkup: Heshtja e Tiranës është skandaloze

Ndaje në Whatsapp

dbfgbfgb.jpg

Kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas raportimeve se rreth 40 studentë shqiptarë nga Tirana janë ndaluar për disa orë nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, teksa udhëtonin drejt Shkupit për t’iu bashkuar protestës për mbrojtjen e gjuhës shqipe.

Sipas pretendimeve të studentëve, ata janë mbajtur për më shumë se tetë orë në kufi dhe janë përballur me kontrolle të vazhdueshme, presion dhe trajtim të papranueshëm nga autoritetet maqedonase.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi e cilësoi ngjarjen si “trajtim çnjerëzor” dhe dënoi ndalimin e të rinjve shqiptarë, shumica e të cilëve, sipas tij, ishin të moshës 18-20 vjeç.

“Është skandaloze që studentë shqiptarë, shumica 18-20 vjeç dhe shumë prej tyre vajza, të trajtohen si kriminelë vetëm sepse po udhëtonin për të mbështetur protestat në mbrojtje të gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, shprehet Bardhi.

Deputeti demokrat kritikoi gjithashtu mungesën e reagimit nga institucionet shqiptare, duke akuzuar qeverinë dhe Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për heshtje ndaj situatës.

Sipas Bardhit, të rinjtë shqiptarë janë mbajtur për afro nëntë orë pa akuzë dhe pa shpjegime nga autoritetet maqedonase, ndërsa pretendoi se ata janë lëvizur nga kufiri me Shqipërinë drejt Kumanovës dhe më pas pranë kufirit me Serbinë.

“Kjo nuk është diplomaci. Është kapitullim dhe braktisje e turpshme e qytetarëve shqiptarë”, deklaroi Bardhi në reagimin e tij.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme