Politika 19 May 2026, 12:28 Nga VNA

Nuk u lejua të garonte për kreun e PD/ Salianji letër PPE-së: Po cenohen standardet demokratike në parti

Ndaje në Whatsapp

Nuk u lejua të garonte për kreun e PD/ Salianji letër

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ka drejtuar një letër Presidentit të Partisë Popullore Europiane (PPE), z. Manfred Weber, si dhe drejtuesve të partive kryesore të qendrës së djathtë europiane, pjesë e PPE-së, përfshirë Kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, ku shpreh shqetësimin për zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe, sipas tij, cenimin e standardeve demokratike në funksionimin e saj.

Në letrën drejtuar partnerëve europianë, Salianji ngre shqetësime lidhur me procesin për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike, duke përmendur mungesë gare, moszbatim të statutit të partisë, përjashtime arbitrare të anëtarëve dhe kandidatëve, si dhe mungesë transparence dhe respektimi të parimeve bazë të pluralizmit politik.

Ai thekson se çështja tejkalon një kandidim individual dhe lidhet me ruajtjen e standardeve demokratike, pluralizmit të brendshëm dhe besueshmërisë institucionale të forcës më të madhe opozitare në vend. Sipas Salianjit, Partia Demokratike, si pjesë e familjes politike europiane, duhet të reflektojë vlerat e demokracisë së brendshme dhe jo praktika përjashtuese apo interesa personale.

Në letër evidentohet gjithashtu se kandidaturat për garën e brendshme janë penguar në mënyrë faktike, zyra përgjegjëse për dorëzimin e dokumentacionit nuk ka funksionuar brenda afateve, ndërsa mbështetës dhe kandidatë janë përjashtuar pa vendime formale dhe pa argumentim statutor. Po ashtu, Salianji pretendon se nuk është respektuar neni i statutit që parashikon dorëheqjen e kryetarit pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare.

Në përfundim, ai u kërkon PPE-së dhe drejtuesve të partive të djathta europiane një angazhim parimor dhe konstruktiv për të inkurajuar dialogun, respektimin e normave statutore dhe ruajtjen e standardeve demokratike brenda Partisë Demokratike. Salianji rithekson gjithashtu angazhimin e tij ndaj vlerave europiane, shtetit të së drejtës, pluralizmit dhe integrimit europian të Shqipërisë.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme