Politika 19 May 2026, 14:33 Nga VNA

Turi i konferencave ndërkombëtare të Evis Salës dhe sistemi shëndetësor që ende kërkon shërbimet bazike

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-05-19 at 1.18.23 PM.jpeg

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, vijon turin diplomatik në konferencat ndërkombëtare, ndërsa qytetarët vazhdojnë të përballen me mungesë ilaçesh, radhë të gjata dhe spitale që shpesh ngjajnë më shumë me godina të harruara sesa me institucione moderne shëndetësore.

Këtë herë në sesionin e 79-të të Asamblesë Botërore të Shëndetësisë, ministrja foli për “sistem shëndetësor modern”, “transformim digjital” dhe “rritje të kapaciteteve”, një panoramë që tingëllon sikur po flet ministrja e Suedisë apo Norvegjisë, por që ska lidhje me realitetin pasi për shumë pacientë në Shqipëri sistemi shëndetësor është një stres më vete.

Në deklaratat e saj, Sala theksoi se Shqipëria po forcon kujdesin shëndetësor parësor dhe po investon në modernizimin e spitaleve. Megjithatë, qytetarët sot duhet të nxitojnë se kush do kap i pari radhën e analizave, sepse pas datës 20 të çdo muaji nuk ka më pasi mbaron tavani buxhetor i koncensionarit. Ilaçet që sidomos pacientët e onklogjikut nuk i gjejnë dot, dhe pajisje që në shumicën e rasteve janë jashtë funksionit.

Ministrja vlerësoi gjithashtu rolin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe foli për sfidat globale, nga ndryshimet klimatike deri te siguria digjitale. Por në një vend ku shqetësimi më bazik i pacientit mbetet nëse do të gjejë ilaçin në spital apo do ta blejë vetë, prioritetet globale shpesh tingëllojnë luks komunikimi politik.

Teksa në konferenca ministrja flet për “arkitekturë globale të shëndetit”, në realitetin shqiptar qytetarët vazhdojnë të përballen me arkitekturën e amortizuar të korridoreve spitalore dhe me qendra shëndetësore që, përveç mungesës së infrastrukturës bazë, i detyrojnë qytetarët të blejnë vetë edhe shiringën në farmaci për të bërë një vaksinë te mjeku i familjes.

Prandaj, para se t’i falenderojë mjekët e familjes nga sallat e OBSH-së në Gejenvë, më e drejtë do ishte që këtë kohë Sala ta shfrytëzonte duke vizituar qendrat shëndetësore në vend, ndoshta në këtë mënyrë do ta kuptonte se ministre e kujt shëndetësie është.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme