Politika 19 May 2026, 11:30 Nga VNA

Ambicia për Bashkinë,në shënjestrën e Erion Braçes vihet Albana Koçiu, e thërret të japë llogari për legalizimet

Ndaje në Whatsapp

Ambicia për Bashkinë,në shënjestrën e Erion

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka dorëzuar zyrtarisht në Kuvend një kërkesë për interpelancë me Zëvendëskryeministren e vendit, Albana Koçiu. Pas shumë përballjesh e qëndrimeve të forta publike që socialisti ka mbajtur kohët e fundit, këtë herë në shënjestrën e tij të drejtpërdrejtë është vënë numri dy i qeverisë.

Sipas dokumentit zyrtar të siguruar nga VNA, Braçe kërkon llogari mbi statusin aktual të procesit të legalizimit të ndërtimeve informale në territorin e Bashkisë Tiranë. Më konkretisht, kërkesa fokusohet në Njësinë Administrative nr. 5 dhe posaçërisht në zonat kadastrale të Selitës, të ndara poshtë dhe sipër Unazës së Re të Tiranës. Deputeti kërkon sqarime të prera për këtë ngërç që prek qindra banorë.

Kërkesa zyrtare e depozituar në Kuvend:

"Kërkoj zhvillimin e një interpelance me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Shqipërisë, znj. Albana Koçiu, lidhur me statusin aktual të procesit të legalizimit të ndërtimeve informale në territorin e Bashkisë Tiranë..."

Ky hap i radhës i Braçes nuk shihet thjesht si një betejë administrative brenda llojit, pasi ai ka thirrur me radhë ministra të ndryshëm, një pjesë e kanë pranuar e të tjerë e kanë refuzuar. Lëvizja merr një peshë të rëndësishme politike po të kujtohet në kuadrin e ambicies së shprehur hapur prej tij për të kandiduar në të ardhmen për kreun e Bashkisë së Tiranës.

Duke zgjedhur të godasë pikërisht në një nga zonat më sensitive të kryeqytetit (Njësia 5 dhe Selita) dhe duke kërkuar llogari nga kabineti qeveritar, Braçe duket se po pozicionohet qartë si mbrojtës i interesave të qytetarëve të Tiranës, duke rritur presionin e brendshëm politik dhe duke dërguar sinjale të qarta për sfidat e ardhshme elektorale brenda dhe jashtë mazhorancës.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme