Politika 20 May 2026, 12:36 Nga VNA

Lideri global  i jep leksione BE-së: “Europa gaboi me Rusinë”

Ndaje në Whatsapp

fdbffgb.jpg

Në një intervistë të gjatë për median estoneze “Postimees”, Edi Rama ka zgjedhur të flasë jo si drejtues i një vendi kandidat për në Bashkimin Europian, por si kritik i mënyrës se si vetë Europa funksionon, negocion dhe sillet në arenën globale.

Nga ngadalësia e BE-së, te marrëdhënia me Rusinë, nga vetoja e vendeve anëtare te roli i SHBA-së në negociata, Rama ndërton në intervistë profilin e një lideri që jo vetëm kërkon hyrjen në Bashkimin Europian, por njëkohësisht i jep leksione vetë Europës se si duhet të funksionojë.

Ironia është e vështirë të kalojë pa u vënë re. Shqipëria mbetet ende jashtë BE-së, me kapituj negociatash të hapura vetëm së fundmi, me probleme të vazhdueshme në drejtësi, korrupsion dhe liri medie, por kryeministri shqiptar flet për Europën si një profesor që korrigjon nxënësin.

“Evropa nuk po kalon ditët më të mira tani”, thotë Rama në intervistë, duke shtuar se Bashkimi Europian nuk po lëviz “me shpejtësinë e duhur”.

Në një tjetër moment, ai kritikon drejtpërdrejt strategjinë europiane ndaj Rusisë, duke e quajtur gabim faktin që Europa ndaloi dialogun me Moskën dhe ia la udhëheqjen e negociatave Shteteve të Bashkuara.

“Nuk ishte thjesht një gabim”, deklaron Rama. “Evropa nuk mund ta delegojë ekzistencën dhe pozicionin e saj në botë.”

Por pikërisht këtu nis paradoksi politik dhe diplomatik.

Një kryeministër i një vendi që ende pret prej dekadash të hyjë në Bashkimin Europian, që vazhdon të varet ekonomikisht, politikisht dhe strategjikisht nga BE-ja, shfaqet duke i shpjeguar Europës se si duhet të sillet me Rusinë, diplomacinë dhe arkitekturën globale të sigurisë.

Vetë Rama duket se e kupton delikatesën e kësaj pozite. Në intervistë ai pranon se do të ishte “plotësisht budallallëk” t’u jepte leksione vendeve baltike dhe Estonisë për mënyrën se si duhet të sillen me Rusinë, duke pranuar historinë dhe ndjeshmërinë e tyre ndaj Moskës.

Por pak fjali më vonë, ai rikthehet sërish në rolin e këshilltarit të Europës, duke argumentuar se Bashkimi Europian duhet të kishte marrë vetë drejtimin e negociatave me Rusinë dhe jo t’ia linte SHBA-së.

Në thelb, Rama përpiqet të projektojë idenë e një Europe më të fortë, më pragmatike dhe më pak të paralizuar nga procedurat e veta. Ai madje shkon deri aty sa propozon që Shqipëria të heqë dorë nga vetoja si shtet anëtar në të ardhmen, duke argumentuar se një Europë me 30 apo 35 veto do të ishte jofunksionale.

Por këto deklarata hapin një tjetër pyetje politike: a është kjo një përpjekje për të pozicionuar veten si lider rajonal me vizion europian, apo një mënyrë për të fituar profil ndërkombëtar në një moment kur vetë Europa ndodhet në krizë identiteti dhe sigurie?

Sepse në fund mbetet kontrasti i madh: një vend që ende pret të hyjë në klub, ndërsa kryeministri i tij flet si një nga arkitektët e tij.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme