Politika 19 May 2026, 08:36 Nga VNA

Raporti, partitë politike refuzojnë verifikimin e figurës, vetëm 6 kandidatë vullnetarisht

Ndaje në Whatsapp

gbfggf.jpg

Subjektet politike në Shqipëri vijojnë të shmangin procesin e verifikimit të figurës së kandidatëve, pavarësisht detyrimeve që burojnë nga ligji për hapjen e dosjeve dhe transparencën në jetën publike.

Raporti i fundit i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit tregon se gjatë vitit 2025 vetëm 6 kandidatë kërkuan verifikim me iniciativë personale, megjithëse institucioni kishte njoftuar zyrtarisht 53 subjekte politike.

“Bashkëpunimi me subjektet politike mbetet një sfidë e hapur. Pavarësisht njoftimit zyrtar drejtuar 53 subjekteve politike, vetëm 6 kandidatë paraqitën kërkesë për verifikim me iniciativë personale”, thuhet në raport. Sipas institucionit, “kjo mungesë angazhimi vijon të ndikojë në zbatimin e nenit 30 të ligjit nr. 45/2015 dhe cenon standardet e transparencës në proceset zgjedhore”.

Të dhënat tregojnë se gjatë periudhës janar-dhjetor 2025 u verifikuan gjithsej 242 kandidatë për poste publike, tituj nderi, dekorime apo emërtime të hapësirave publike. Nga këta, 15 rezultuan me gjetje në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Autoriteti thekson se procesi i verifikimit është zgjeruar krahasuar me një vit më parë. “Krahasuar me vitin 2024, vihet re një rritje e ndjeshme e numrit të kërkesave, nga 82 në 128, ndërsa numri i kandidatëve të verifikuar mbetet në nivele të përafërta”, nënvizon raporti.

Pesha kryesore e kërkesave vijon të vijë nga pushteti vendor. Sipas dokumentit, “42 kërkesa, ose 30% e totalit, vijnë nga 22 bashki”, duke reflektuar një angazhim më të lartë të institucioneve lokale në krahasim me subjektet politike.

Nga 15 rastet me gjetje, 12 lidhen me kandidatë të propozuar nga bashkitë për tituj nderi, dekorime apo emërtime të hapësirave publike. Në total, 115 nga 242 kandidatët e verifikuar, ose 48%, ishin propozuar pikërisht për këto forma vlerësimi publik.

Autoriteti bëri me dije se gjatë vitit 2025 ka shpërndarë edhe një “Udhëzues për Pushtetin Vendor”, me synimin për të standardizuar procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm për verifikimin e figurës. Sipas raportit, ky instrument “ka përmirësuar ndjeshëm cilësinë e bashkëpunimit me bashkitë, ka rritur numrin e kërkesave të sakta dhe ka ndihmuar në zbatimin korrekt të kërkesave ligjore”./Monitor.al/

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme