Politika 21 May 2026, 11:06 Nga VNA

“Pse heshtni?”/ Redi Muçi shpërthen në Kuvend për rrëmbimin e aktivistit Baki Goxhajn: Po sikur ta kishin rrëmbyer rusët?

Ndaje në Whatsapp
“Pse heshtni?”/ Redi Muçi shpërthen në Kuvend

Në një sallë plenare ku politika shqiptare zgjodhi edhe një herë heshtjen, deputeti Redi Muçi ishte i vetmi që ngriti publikisht çështjen e aktivistit shqiptar Baki Goxhaj, i ndaluar nga autoritetet izraelite në ujërat ndërkombëtare gjatë misionit humanitar drejt Gazës.

Nga foltorja e Kuvendit, Muçi akuzoi qeverinë shqiptare për heshtje dhe standard të dyfishtë, ndërsa kujtoi se vende të tjera europiane kanë reaguar shumë më fort ndaj ngjarjes.

“Dua të shtroj pyetjen: pse qeveria shqiptare hesht, kur një shtetas shqiptar, Baki Goxhaj, po mbahet peng në ujëra ndërkombëtare së bashku me dhjetëra aktivistë të tjerë nga mbarë Europa, teksa transportonin ndihma humanitare drejt Gazës?”, deklaroi ai.

Deputeti solli në vëmendje faktin se kryeministrat dhe qeveritë e Spanjës, Francës, Holandës dhe Italisë kanë thirrur ambasadorët izraelitë për të kërkuar shpjegime dhe falje për mënyrën e trajtimit të aktivistëve.

“Përse heshtni ju për faktin që një shtetas shqiptar është marrë peng dhe mbahet në kampe torturash nga ministri fashist? Çfarë do të bënit nëse një shtetas shqiptar do merrej peng nga rusët apo iranianët?”, u shpreh Muçi.

Ai sulmoi edhe kryeministrin Edi Rama për raportin me Benjamin Netanyahun.

“A jeni krenar që Rama shkoi në shtëpinë e Netanyahut dhe u përul përpara tij, përpara njeriut që akuzohet për krime? A mos pretendoni që po mbroni interesat e shqiptarëve?”, tha deputeti.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme shqiptare, ndryshe nga shumica e selive diplomatike europiane, ka reaguar deri tani vetëm me dy njoftime telegrafike, pa dënuar në asnjë moment ndalimin e aktivistëve apo mënyrën si u trajtuan nga autoritetet izraelite.

Po aq domethënëse mbetet edhe heshtja pothuajse totale e politikës shqiptare. Përveç Redi Muçit, as mazhoranca dhe as opozita nuk kanë mbajtur një qëndrim publik për rastin e Baki Goxhajt, duke lënë pa zë një nga episodet më të debatueshme diplomatike që përfshin një shtetas shqiptar në muajt e fundit.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme