Politika 21 May 2026, 08:12 Nga VNA

Celibashi shmang firmën për shkarkimin e Hajdarit, pikëpyetje mbi “konfliktin e interesit”

Ndaje në Whatsapp

dfvfvdfdfvdfvd.PNG

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, nuk mori një vendim për kërkesën e depozituar për shkarkimin e Kreshnik Hajdari nga detyra e kryebashkiakut të Kuçovës, duke argumentuar se ndodhet në kushtet e konfliktit të interesit.

Celibashi e bazoi tërheqjen e tij me pretendimin se e ka “paragjykuar” çështjen për shkak të një vendimmarrjeje të mëparshme, kur kishte vendosur vijimin e mandatit të Hajdarit.

“Meqë për ju kjo çështje përbën shqetësim dhe ju e konsideroni të përligjur, argumentin tuaj për një konflikt interesi për faktin se kam paragjykuar këtë çështje për shkak të vendimmarrjes së shkuar. Me të drejtën, por edhe detyrimin që më jep kodi i procedurës administrative, si përfaqësues i organit administrativ në fjalë, e konsideroj veten në konflikt interesi, kështu që po heq dorë nga shqyrtimi i kësaj çështje”, deklaroi Celibashi.

Megjithatë, argumenti i përdorur nga kreu i KQZ-së ngre pikëpyetje serioze juridike dhe procedurale. Në vendimmarrjen e parë, Celibashi ishte bazuar vetëm mbi informacionin që dispononte në atë moment institucioni që drejtonte. Ndërsa në rastin aktual, situata paraqitet ndryshe, pasi kërkesa për shkarkim mbështetet në një shkresë zyrtare të SPAK, ku konfirmohet se dënimi ndaj Hajdarit ka marrë formë të prerë.

Sipas dokumentit të firmosur nga prokurori Klodian Braho, përveç formës së prerë të vendimit penal, është nxjerrë edhe urdhri për ekzekutimin e dënimit, një element që, sipas interpretimit ligjor, do të mjaftonte për të detyruar administratën zgjedhore të rivlerësonte menjëherë qëndrimin e mëparshëm.

Në këtë kontekst, shmangia e një vendimmarrjeje nga ana e Celibashit shihet më tepër si një tërheqje procedurale sesa si një konflikt klasik interesi i parashikuar nga ligji. Legjislacioni mbi konfliktin e interesit parashikon raste kur zyrtari publik ka lidhje familjare, financiare apo interesa private që mund të ndikojnë në ushtrimin e funksionit publik.

Deri më tani nuk rezulton që mes Celibashit dhe Hajdarit të ekzistojë ndonjë lidhje gjaku që do të prekej nga vendimi për shkarkimin ose jo të kryebashkiakut të Kuçovës. Si rjedhojë, mbetet e paqartë se cilit interes privat të Celibashit do i shërbente, ose do cënonte shkarkimi i Kryebashkiakut të Kuçovës?

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme