Politika 22 May 2026, 19:05 Nga VNA

Ambasadorja izraelite në Tiranë sulmon flotiljet për Gazën, reagimi vjen pasi shqiptari Baki Goxhaj u ndalua nga Izraeli dhe u kthye në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Ambasadorja izraelite në Tiranë sulmon flotiljet për Gazën,

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, ka reaguar ashpër ndaj flotiljeve detare që synojnë të çajnë rrethimin e Gazës, duke i cilësuar ato jo si misione humanitare, por si operacione propagandistike kundër Izraelit.

Reagimi i diplomates izraelite vjen vetëm pak orë pasi aktivisti shqiptar Baki Goxhaj, pjesë e flotiljes “Sumud”, mbërriti në Shqipëri, pas ndalimit nga forcat izraelite gjatë operacionit në ujërat ndërkombëtare.

Në deklaratën e saj, Peleg shkruan se imazhi i aktivistëve si humanitarë të guximshëm “shembet përpara çdo verifikimi minimal”, duke këmbëngulur se këto nisma nuk synojnë realisht ndihmën për civilët në Gazë.

Sipas saj, nëse qëllimi do të ishte humanitar, aktivistët do të përdornin kanalet ndërkombëtare të koordinuara për dërgimin e ndihmave dhe jo flotiljet që, sipas saj, synojnë “të prodhojnë imazhe” dhe të demonizojnë Izraelin.

“Flotilat nuk janë krijuar për të ofruar furnizime. Ato janë krijuar për të ofruar imazhe,” shkruan ambasadorja.

Peleg ngre dyshime edhe mbi financimin e këtyre organizimeve, duke pretenduar se pas tyre qëndrojnë rrjete të lidhura me mbështetës të Hamasit dhe qarqe që kanë mbështetur sulmet e 7 tetorit.

Në reagimin e saj, ambasadorja izraelite kritikon edhe figura publike europiane dhe aktivistë ndërkombëtarë, ndërsa përmend Greta Thunberg si shembull të një aktivizmi që, sipas saj, është kthyer më shumë në performancë politike sesa në zgjidhje reale.

Deklarata e saj vjen në një moment kur operacioni ndaj flotiljes “Sumud” ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare, ndërsa aktivistët pjesëmarrës kanë denoncuar ndalimin dhe trajtimin nga autoritetet izraelite.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme