Politika 22 May 2026, 14:35 Nga VNA

Pacientët si dekor propagande: Ministria që fotografon hallexhinjtë dhe harron realitetin e spitaleve shqiptare 

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-05-22 at 2.34.29 PM.jpeg

Në një vend normal, një ministëri shëndetësie do të publikonte statistika për ilaçet që mungojnë, aparaturat jashtë funksionit, radhët e pafundme në spitale apo pacientët që detyrohen të trokasin në privat sepse sistemi publik nuk u jep dot as shërbimin bazë.

Në Shqipëri ndodh e kundërta.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjen kohë të publikojë në faqen e saj një grua të shtrirë në spital, në një nga momentet më të vështira të jetës së saj, si pjesë e një postimi propagandistik për “Ditën Botërore të Preeklampsisë”. Një njeri i zakonshëm, një paciente, një hallexhie shqiptare, e kthyer në material marketingu institucional për të prodhuar ndjeshmëri artificiale në rrjete sociale.

Dhe ironia bëhet edhe më e rëndë kur mendon se kjo është e njëjta ministri për të cilën qytetarët ankohen çdo ditë për mungesë ilaçesh, analiza të pamundura, aparatura të prishura ose jashtë përdorimit dhe spitale publike që shpesh funksionojnë më shumë si korridore tranziti drejt klinikave private.

Sepse ky është modeli shqiptar i “suksesit” në shëndetësi: pacienti fotografohet në krevat për Facebook, ndërsa më pas familjarët enden duke kërkuar ilaçet që mungojnë ose një aparat rezonance që punon.

Postimi flet për “kujdes të hershëm” dhe “profesionalizëm”. Por profesionalizmi nuk matet me emoji zemrash në Facebook dhe as me ekspozimin publik të njerëzve në ditët më të vështira të tyre. Profesionalizmi fillon kur një shtet siguron ilaçe, aparatura funksionale dhe dinjitet për pacientët, jo kur i përdor ata si dekor emocional për propagandën e radhës.

Dhe ndoshta ky është detaji më brutal i gjithë historisë: në Shqipëri, pacienti nuk trajtohet më si qytetar që ka nevojë për shërbim. Trajtohet si figurant në marketingun e shtetit.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme