Politika 22 May 2026, 13:11 Nga VNA

Vetëm 24 orë zgjat “dashuria” e demokratëve për Niko Peleshin, Berisha ‘përmbys’ vlerësimet e Bardhit

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-05-22 at 3.17.13 PM.jpeg

Vetëm 24 orë ka zgjatur dashuria e opozitës me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, pasi një deklaratë vlerësuese e Gazment Bardhit mbrëmë në Parlament u përmbys sot nga Sali Berisha në konferencën për shtyp.

Si rrallë herë, Bardhi u shfaq mbrëmjen e djeshme në foltoren e Kuvendit me një ton falënderues ndaj Peleshit, duke vlerësuar rolin e tij për marrëveshjen e radhës mes opozitës dhe mazhorancës, që ishte për rregulloren e Kuvendit.

“Zoti kryetar i Kuvendit, dua të vazhdojë të jem edhe sot, i drejt dhe i vërtetë siç kam qenë edhe kur ju kam kritikuar, por sot dua t’ju falenderojë, për rolin tuaj konstruktiv që keni luajtur gjatë gjithë procesit parlamentar, për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe ndrsyshimeve në rregulloren e Kuvendit, si dhe për përpjekjen tuaj të sinqertë për të krijuar kushtet minimale të një dialogu të thjeshtë mes mazhorancës dhe opozitës”, tha Bardhi.

Por respekti nuk zgjati shumë. Ditën e sotme, gjatë konferencës për mediat ku komentoi raportin e IBAR, Sali Berisha e kritikoi me nota tallëse Niko Peleshin, duke thënë se është kryetari i Kuvendit më qesharak dhe më kukull i një Parlamenti në Europë.

“Pra, Niko Peleshi del kryetari i Parlamentit më qesharak në Europë. Kryetari kukull i një Parlamenti në Europë, që votonte ligjet e kërkuara nga Bashkimi Europian pa debat, pa kontroll, pa asgjë”, tha Berisha.

Ky ritëm deklaratash nxjerr në pah ulje-ngritjet e “dashurisë” mes opozitës dhe mazhorancës, që në darkë gjejnë gjuhën e përbashkët me marrëveshje, ndërsa në mëngjes rikthehen te repertori i zakonshëm i përplasjeve dhe akuzave.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme