Politika 24 May 2026, 11:32 Nga VNA

Konferenca ndërqeveritare Shqipëri-BE më 26 maj, Rama: “Molotovarët u lëshuan të dëshpëruar rrugëve për ta djegur Shqipërinë në sytë e botës”

Ndaje në Whatsapp
Konferenca ndërqeveritare Shqipëri-BE më 26 maj, Rama:

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria do të vazhdojë pa pengesa procesin e integrimit në Bashkimin Europian, duke theksuar se më 26 maj në Tiranë do të mbahet Konferenca Ndërqeveritare.

Në podcastin "Flasim", Rama ka kritikuar ashpër opozitën, duke e akuzuar për skepticizëm dhe përhapje të narrativave negative lidhur me rrugën e vendit drejt BE-së.

“U lëshuan në një ofensivë të dëshpëruar… për ta dëmtuar Shqipërinë në sytë e botës… thanë se rruga europiane ishte e bllokuar,” u shpreh Rama, duke iu referuar deklarimeve të opozitës.

Ai shtoi se, pavarësisht kritikave politike, procesi i integrimit po vijon dhe Shqipëria ka marrë mbështetje ndërkombëtare për hapat e saj drejt anëtarësimit në BE.

“U lëshuan rrugëve për ta djegur Shqipërinë në sytë e botës… fotot e molotovëve që hidheshin në Tiranë bënin xhirot e botës,” u shpreh kryeministri, duke kritikuar ashpër opozitën për mënyrën e zhvillimit të protestave.

Rama theksoi gjithashtu se vendi ka “ngjitur një lartësi të vështirë” në rrugën drejt Bashkimit Europian dhe se procesi do të vijojë deri në anëtarësim të plotë.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme