Politika 25 May 2026, 13:25 Nga VNA

Berisha: Mediat po mbajnë peng opozitën për “kilometrin e fundit”

Ndaje në Whatsapp

fgbgfgg.PNG

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka identifikuar mediat si shkakun që, sipas tij, po pengon aksionin e “kilometrit të fundit” të opozitës. Në deklaratën e sotme, Berisha prezantoi një raport të hartuar nga PD-ja, ku pasqyrohej mbulimi mediatik që katër televizionet më të mëdha kombëtare i bëjnë mazhorancës dhe opozitës.

Ai tha se, sipas analizës së kohës së transmetimit, Top Channel, Klan dhe RTSH i japin mbi 90% të hapësirës qeverisë, ndërsa opozita trajtohet në mënyrë minimale ose të kufizuar.

“Siç e shihni, 80% e kohës në lajme është e qeverisë dhe vetëm 20.3% e opozitës. Raporti është i kësaj jave, 1 me 4. Është një akt i shëmtuar, për të mos thënë se e përmirëson pak Vizion Plusin, sepse po ta heqësh Vizion Plusin, këto të treja, Top Channel, Klan dhe RTSH, dalin mbi 90% ‘rroftë Edi Rama’ dhe poshtë opozita”, tha Berisha.

Ai i cilësoi mediat si “mamuthë mediatikë që ushqehen me paratë e taksapaguesve shqiptarë”, ndërsa i akuzoi për censurë ndaj opozitës dhe shërbim ndaj “narko-qeverisë”.

Risia në deklaratën e Berishës është përmendja e Klan TV-së, një televizion që më herët ka pasur raporte të mira me kryedemokratin, ndërsa ky i fundit nuk e kishte përfshirë më parë në sulmet e tij ndaj mediave. Megjithatë, duket se raportet mes tyre kanë ndryshuar.

Lufta ndaj mediave duket se shërben si një tjetër arsye me të cilën Berisha kërkon të justifikojë dështimin e protestave, të cilat, përveç episodeve duke hedhur molotovë, nuk kanë arritur të shqetësojnë pushtetin e Edi Ramës. 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme