Politika 25 May 2026, 16:46 Nga VNA

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Veliajt me 5 vota pro dhe 3 kundër; masa e sigurisë kthehet për rigjykim në Gjykatën e Lartë

Ndaje në Whatsapp
Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Veliajt me 5 vota pro

Gjykata Kushtetuese me 5 vota pro dhe 3 kundër, vendosi të pranojë pjesërisht kërkesën e Erion Veliajt dhe të kthejë për rigjykim në Gjykatën e Lartë çështjen e masës së sigurisë. Burime për VNA thonë se Gjykata Kushtetuese është bazuar në dy argumente: Së pari tek vendimi unifikues i Kolegjit të Bashkuar të Gjykatës së Lartë në lidhje me masat e sigurisë, si dhe tek një opinion i Komisionit të Venecias.

Detajet se ku është bazuar në lidhje me këtë çështje, pritet të mësohen me zbardhjen dhe arsyetimin e vendimit.

Erion Veliaj është i pandehur zyrtarisht për 13 akuza penale, 9 prej të cilave episode për korrupsion. Ndërkoh që Gjykata e Lartë do ta shqyrtojë çështjen në datën 28 maj.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme