Politika 25 May 2026, 20:26 Nga VNA

Rama sulmon Berishën për komunizmin, ndërsa drejton prej 15 vitesh një parti pa zgjedhje dhe pa kërkuar kurrë falje për diktaturën

Ndaje në Whatsapp
Rama sulmon Berishën për komunizmin, ndërsa drejton prej 15

Edi Rama deklaroi sot nga Durresi se Partia Socialiste e Shqipërisë është ndarë nga periudha e komunizmit, ndërsa e cilësoi Sali Berishën si “mbeturina më e neveritshme e komunizmit”.

Rama tha se PS “i ka vlerësuar komunistët për atë që kanë qenë dhe e ka refuzuar komunizmin për atë që ka kryer”, ndërsa akuzoi kundërshtarët se “luftojnë komunistët dhe jo komunizmin”.

“Nuk është rastësi që sot, në anën tjetër, vazhdon dhe mbijeton në krye të asaj që gabimisht quhet opozitë, një mbeturinë e komunizmit, e komunizmit në formën e vet më të neveritshme”, deklaroi Rama, duke cituar edhe Václav Havel për “komunistin-antikomunist”.

Por ironia politike qëndron te fakti se këto deklarata vijnë nga kryetari i një partie që drejtohet prej 15 vitesh pa garë reale për kryetarin dhe që ende nuk ka artikuluar një kërkimfalje të qartë për krimet e diktaturës komuniste në Shqipëri.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme