Politika 26 May 2026, 08:25 Nga VNA

Nga Bardhyl Agasi te Ergys Agasi, rikthimi i familjes në skenën e Ramës dhe loja e fundit me kujtesën publike

Ndaje në Whatsapp
Nga Bardhyl Agasi te Ergys Agasi, rikthimi i familjes në skenën e

Përdorimi që Edi Rama i bëri mbrëmë Bardhyl Agasit nuk ishte thjesht një detaj i zakonshëm politik apo nostalgji për socialistët e vjetër. Ishte rikthimi në skenë i fundit publik i një familjeje, emri i së cilës sot lidhet me një nga dosjet më të rënda që ka pasur ndonjëherë në dorë drejtësia shqiptare.

Bardhyl Agasi, ish-deputet i PS-së dhe një nga figurat modeste të opozitës socialiste në kohën kur në pushtet ishte Sali Berisha, u tërhoq praktikisht në pension politik sapo Edi Rama erdhi në pushtet. Ai u zhduk gradualisht nga skena politike, ashtu si shumë socialistë të brezit të vjetër që nuk i përkisnin më modelit të ri të pushtetit.

Por ndërsa Bardhyli dilte nga skena, në skenën administrativo-politike hynte Ergys Agasi.

Një figurë që për vite me radhë kishte milituar në radhët e LSI-së, për t’u hedhur më pas në krahët e PS-së dhe për t’u shndërruar gradualisht në një nga njerëzit më të afërt dhe më të besuar të Edi Ramës. Aq të afërt, sa sot praktikisht nuk ka shqiptar që të mos ketë dëgjuar për rolin e tij, pavarësisht se hetimet e SPAK janë ende në vijim.

Dhe pikërisht këtu fillon cinizmi i gjithë skenës së mbrëmshme në Durrës.

Sepse nxjerrja nga arkiva politike e Bardhyl Agasit dhe vendosja e tij pranë Edi Ramës në tribunë nuk dukej si një rastësi protokollare. Ishte më shumë një përpjekje për të relativizuar figurën e Ergys Agasit përmes figurës së të atit. Një mënyrë për të përzier nostalgjinë e socialistit të vjetër me hijen e dosjes së re.

Një mesazh direkt që i thotë publikut: shikoni babanë, harroni djalin.

Por problemi është se Shqipëria e sotme nuk jeton më me arkivat e viteve ‘90. Jeton me videot, dosjet, emrat dhe lidhjet e pushtetit të sotëm.

Dhe për këtë arsye, skena e Durrësit dukej pothuaj e paplotë.

Në mbledhjen e djeshme mungonte vetëm Mirlinda Karçanaj dhe Ermal Beqiraj. Bashkë me ta, mungesa e Ergys Agasit ( i shpallur në kërkim) do ta kompletonte edhe më shumë panoramën e asaj që sot perceptohet publikisht si një nga skemat më të errëta të afërsisë me pushtetin.

Në fund, Edi Rama duket se po provon edhe një herë metodën e tij të vjetër politike: të zëvendësojë debatin mbi faktet me teatrin e figurave. Por këtë herë, dosja është shumë më e rëndë sesa dekoret e tribunës.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme