Politika 26 May 2026, 11:58 Nga VNA

Seanca ndaj Veliajt dështon për mungesë avokatësh, GJKKO pezullon afatet e paraburgimit për kryetarin e Bashkisë

Ndaje në Whatsapp
Seanca ndaj Veliajt dështon për mungesë avokatësh, GJKKO

Procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nisi sërish nga e para këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas ndarjes së çështjes nga disa prej të pandehurve për të cilët u pranua gjykimi i shkurtuar.

Në hyrje të seancës, trupa gjykuese përbëhej nga kryetarja Elsa Ulliri dhe anëtarët Besmir Stroka e Flora Hajredini. Në nisje të seancës, gjykata rrëzoi kërkesën e mediave për transmetimin live të procesit, me argumentin se një transmetim i tillë do të cenonte mbarëvajtjen e gjykimit.

Vetë kryebashkiaku Veliaj nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa mbrohej nga avokati Plarent Ndreca.

Gjatë relatimit të palëve, gjykata konstatoi se mungonin avokatët e disa prej të pandehurve, çka pamundësonte zhvillimin e gjykimit.

Në këto kushte, SPAK kërkoi pezullimin e afateve të paraburgimit, duke argumentuar se shtyrja e procesit po shkaktohej nga mungesa e mbrojtësve ligjorë.

Kërkesa u kundërshtua nga mbrojtja e kryebashkiakut Veliaj. Avokati i tij deklaroi se Veliaj nuk është shkak për shtyrjen e seancës dhe se nuk ka arsye për pezullimin e afateve të paraburgimit.

Megjithatë, pretendimet e tij nuk u morën në konsideratë nga GJKKO. Seanca u shty për në datën 10 qershor, ndërsa u vendos pezullimi i afateve të paraburgimit për Erion Veliajn. Kryebashkiaku akuzohet për 13 vepra penale, si korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie apo shpërdorim detyre.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme