Politika 26 May 2026, 20:52 Nga VNA

Ambasadori gjerman: Lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta dhe pavarësia e drejtësisë, kushte të panegociueshme për Shqipërinë në BE

Ndaje në Whatsapp
Ambasadori gjerman: Lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta dhe

Me rastin e Konferencës Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian që u zhvillua sot në Bruksel, ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner, deklaroi se arritja e objektivave të ndërmjetme në grupkapitullin “Fundamentals” përbën një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Në deklaratën e tij, diplomati gjerman përgëzoi qytetarët shqiptarë, si edhe përfaqësuesit e politikës, administratës dhe drejtësisë që kanë kontribuar në këtë proces.

“Shqipëria është pjesë e familjes evropiane. Ndaj Gjermania e mbështet fuqimisht anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian”, u shpreh Bergner.

Ai theksoi se shteti ligjor, mbrojtja e të drejtave themelore dhe demokracia pluraliste mbeten thelbi i vlerave europiane dhe se progresi në kapitullin “Fundamentals” do të përcaktojë ritmin e Shqipërisë drejt BE-së.

Ambasadori gjerman e cilësoi dakordësinë për IBAR si një pikënisje për hapa të tjerë në forcimin e shtetit ligjor dhe konsolidimin e institucioneve përgjegjëse.

Në deklaratën e tij, Bergner vendosi theks të veçantë te drejtësia dhe lufta kundër korrupsionit, duke paralajmëruar se respektimi i pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe lufta pa pengesa ndaj korrupsionit, edhe në nivelet e larta, janë kushte “të panegociueshme” për avancimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit.

“Këtu bën pjesë edhe fakti që vendimmarrjet lidhur me heqjen e imunitetit duhet të jenë në harmoni me rekomandimet e Komisionit të Venecias”, deklaroi ai.

Sipas ambasadorit gjerman, këto pritshmëri janë të përcaktuara qartë nga shtetet anëtare të BE-së në deklaratën e tyre të përbashkët si kushte për përmbylljen e negociatave me Shqipërinë.

Ai shtoi se Gjermania, ashtu si institucionet dhe vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian, do të ndjekë me shumë vëmendje zhvillimet e ardhshme dhe do të mbështesë vijimin e reformave në Shqipëri.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme