Politika 27 May 2026, 22:30 Nga VNA

Vendimi për Veliajn që mund të trazojë politikën: Gjykata e Lartë përballë provës së parë të kursit të ri për paraburgimet

Ndaje në Whatsapp
Vendimi për Veliajn që mund të trazojë politikën:

Gjyqi i së hënës për Erion Veliajn në Gjykatën e Lartë nuk është thjesht një betejë procedurale mes SPAK dhe kryebashkiakut të Tiranës. Ai po shihet si prova e parë reale për ndryshimin që vetë Gjykata e Lartë bëri pak javë më parë mbi filozofinë e masave të sigurisë dhe përdorimin e “arrestit me burg”.

Gjatë dy viteve të fundit, sidomos në dosjet e bujshme politike dhe të korrupsionit, është krijuar perceptimi se paraburgimi është kthyer pothuajse në masë standarde. Pikërisht këtë logjikë tentuan të korrigjojnë Kolegjet e Bashkuara, duke vendosur se izolimi në qeli duhet të jetë përjashtim dhe jo automatizëm procedural.

Vendimi i ri kërkon që gjykata të argumentojë konkretisht pse një person duhet të mbahet në burg dhe pse nuk mjaftojnë masa më të buta sigurie. Nuk duhet të mjaftojë më vetëm pesha e akuzës apo rëndësia politike e çështjes.

Kjo është arsyeja pse çështja Veliaj po ndiqet me tension të madh edhe brenda Partisë Socialiste. Nëse Gjykata e Lartë vendos të zbusë masën e sigurisë, vendimi nuk do të ketë vetëm efekt juridik. Ai do të prodhojë menjëherë pasoja politike në Bashkinë e Tiranës dhe në vetë ekuilibrat e mazhorancës.

Megjithatë, edhe nëse Veliaj del nga paraburgimi, kjo nuk do të thotë automatikisht rikthim në drejtimin e bashkisë. Një masë si “arresti në shtëpi” do ta bënte praktikisht të pamundur ushtrimin normal të funksionit të kryebashkiakut. Rikthimi real në zyrë do të bëhej i mundur vetëm nëse Gjykata do të shkonte drejt një mase edhe më të lehtë, si “detyrim paraqitje”.

Pikërisht për këtë arsye, vendimi i nesërm pritet të lexohet jo vetëm si fat personal i Erion Veliajt, por si një sinjal për mënyrën se si do të funksionojë më tej raporti mes drejtësisë së re dhe politikës shqiptare.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme