Politika 27 May 2026, 20:49 Nga VNA

Mbledhja e krysisë së PD-së, Berisha shpall luftë edhe ndaj “mafias së fjalës së lirë”…që nuk duartrokiti referendumin pa garë

Ndaje në Whatsapp
Mbledhja e krysisë së PD-së, Berisha shpall luftë edhe ndaj

Në mbledhjen e parë të Kryesisë së Partisë Demokratike pas rizgjedhjes së tij në krye të partisë të shtunën, Sali Berisha dha një sinjal të qartë për mënyrën se si do të organizohet opozita në vijim: jo vetëm kundër qeverisë dhe lidhjeve të saj të pretenduara me krimin, por edhe kundër mediave dhe opinionistëve që kritikuan referendumin e PD-së me kandidat të vetëm.

Në nisje të mbledhjes, Berisha sulmoi atë që e quajti “mafia e fjalës së lirë”, duke deklaruar se opozita do të përballet “dhëmb për dhëmb” me të.

Sipas tij, kjo “mafie” është kthyer në “zëdhënësen më agresive të mafies shtetërore” dhe mban ndaj opozitës “qëndrimet më armiqësore”.

Berisha akuzoi median se ka “korruptuar fjalën shqipe” dhe u ndal veçanërisht te mënyra se si, sipas tij, u trajtua referendumi i Partisë Demokratike për rizgjedhjen e kryetarit.

“Merrni vetëm zhvillimin e fundit, referendumin e PD, aktin më madhor të demokracisë direkte, se si kjo mafie ua paraqet shqiptarëve si një akt stalinist, si një akt enverist”, deklaroi ai.

Në të njëjtën dalje, Berisha sulmoi edhe mungesën e reagimeve mediatike për çështje të tjera që ai i konsideron skandale, duke përmendur dekorimin e babait të një personi që e quajti “kryemafioz”, dekorimin e Ergys Çyrbes dhe atë të babait të Ergys Agasit.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme