Politika 28 May 2026, 12:21 Nga VNA

Debate tek Komisioni për Reformën Territoriale/ Kryebashkiakët e Beratit kundër shkrirjes së bashkive: Po braktisen zonat rurale

Ndaje në Whatsapp

vfdfdfg.jpg

Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale zhvilloi këtë të enjte një mbledhje me praninë e kryebashkiakëve të qarkut të Beratit, të cilët shprehën qëndrimet dhe shqetësimet e tyre lidhur me ndarjen aktuale administrative dhe mundësinë e ndryshimeve të reja territoriale.

Kryetarja e Bashkisë Dimal, Juliana Memaj, u shpreh se bashki me karakter rural, si ajo që drejton, duhet të mbeten më të vogla për të garantuar shërbime efikase dhe për të mos lënë pas dore zonat rurale.

Sipas saj, reforma territoriale e vitit 2014 kishte si synim krijimin e bashkive me qendra urbane, por në disa raste kjo ka sjellë humbje të vëmendjes ndaj komuniteteve rurale.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, deklaroi se pjesa më e madhe e territorit të bashkisë funksionon natyrshëm në kuadër të ndarjes aktuale administrative. Ai ndaloi veçanërisht tek ish-komuna Lumas, për të cilën tha se historikisht ka pasur lidhje më të forta me Beratin, por prej viteve ’90 banorët e saj kanë krijuar lidhje më të ngushta me Kuçovën.

Hajdari theksoi se ruajtja e Lumasit brenda Bashkisë Kuçovë nuk përbën problem në aspektin funksional, ndërsa shtoi se diskutimet mund të bëhen vetëm në terma administrativë dhe jo historikë.

Kritika më të forta ndaj reformës dhe komisionit shprehu kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj, i cili kërkoi që të merren në konsideratë problemet reale të qytetarëve dhe jo vetëm treguesit numerikë.

Ai paralajmëroi se një shkrirje e mundshme e Bashkisë Poliçan do të sillte pasoja të rënda ekonomike dhe sociale për zonën, duke rrezikuar vendet e punës dhe bizneset lokale.

Zotkaj akuzoi gjithashtu qeverinë për kufizim të kompetencave të kryetarëve të bashkive, duke deklaruar se pushteti vendor po humbet gradualisht funksionet kryesore dhe përfaqësimin real përballë qytetarëve.

Debati për reformën territoriale pritet të vijojë edhe në javët në vazhdim, ndërsa komisioni po zhvillon konsultime me përfaqësues vendorë në qarqe të ndryshme të vendit.

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme