Politika 28 May 2026, 10:00 Nga VNA

A do të lirohet Veliaj? Sot Gjykata e Lartë vendos mbi masën “arrest me burg”

Ndaje në Whatsapp
A do të lirohet Veliaj? Sot Gjykata e Lartë vendos mbi masën

Sot Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë rekursin e Erion Veliajt kundër masës së arrestit me burg. Javët e fundit, pas vendimit unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, mundësia që kryebashkiaku i Tiranës për lirimin nga qelitë e paraburgimit është rritur ndjeshëm.

Kjo sepse, referuar vendimit unifikues, masa e arrestit me burg duhet të aplikohet vetëm në rastet përjashtimore, pra pasi të jetë arsyetuar se përse çdo masë tjetër është e papërshtatshme dhe në këtë aspekt duhet të analizohet vepra penale, nëse ka ose jo rrezik real që i dyshuari të largohet dhe t’i shmanget hetimit, rreziku që paraqet për të prishur provat apo frikësuar dëshmitarët. Gjithashtu duhet të analizohen rrethanat familjare e sociale, personaliteti, etj.

Në këtë aspekt, Veliaj shpreson se dita që do të dalë në liri nuk është e largët dhe ai sheh dritë në fund të tunelit që mund të rikthehet në zyrën e tij në Bashkinë e Tiranës.

Gjykata e Lartë pritet të arsyetojë këtë të enjte pikërisht mbi standardin e vendosur prej vetë saj. Pra të arsyetojë bazuar në prova e fakte se përse masa e “arrestit me burg” është e vetmja masë e përshtatshme për t’u aplikuar për Veliajn. Padiskutim kjo është një nga momentet më të vështira, por edhe vendimtare të Gjykatës Supreme, e cila është nën akuzë se e “qepi” kostumin enkas për Veliaj dhe se iu hapi derën politikanëve të dyshuar për korrupsion e pastrim parash për të dalë nga qelitë e burgut.

Ndaj, sot më shumë se kurrë, jo vetëm publiku, por edhe politika i ka sytë nga Gjykata e Lartë. Më shumë se të gjithë ka interes edhe kampi socialist, pasi dalja e Veliajt nga burgu dhe rikthimi në Bashki me gjasë do të ashpërsonte edhe më shumë luftën mes klaneve në parti.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme