Politika 28 May 2026, 13:59 Nga VNA

Zgjedhorja si "pëlhura e Penelopës", Gjiknuri e Bylykashi prapë bashkë pasi ODIHR ju dogji planet

Ndaje në Whatsapp

707808996_1533877364774310_4672902731642897929_n.jpg

Kur vjen puna te paratë e partive, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike gjejnë gjithmonë rrugën për t'u ulur në një tryezë, larg syrit të militantëve por mjaftueshëm afër interesave të përbashkëta.

Në një njoftim të fundit, Damian Gjiknuri (PS) dhe "armiku" i tij politik, Oerd Bylykbashi (PD), janë shfaqur krah për krah në Kuvendin e Shqipërisë. Arsyeja? Kanë pritur së bashku një delegacion të lartë të Komisionit të Venecias për t'i prezantuar projektligjin e ri për financimin e partive politike.

“Bashkë me kolegun Oerd Bylykbashi, pritëm në një takim një delegacion përfaqësuesish të Komisionit të Venecias. Duke i informuar mbi punën e bërë deri më tani në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, zhvilluam me ta një konsultim të gjerë rreth projektligjit të ri për financimin e partive politike.

Nisma ligjore ndodhet tashmë në fazën e konsultimit me grupet e interesit, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, për të vijuar më pas me përmbylljen e saj dhe kalimin në procedurë parlamentare.”

Ndonëse palët e shesin këtë bashkëpunim si një hap të madh për "Reformën Zgjedhore" dhe konsultim me shoqërinë civile, prapaskenat tregojnë një tjetër realitet. Ky "pakt i heshtur" mes dy të mëdhenjve shoqërohet me një shuplakë që sapo morën nga ODIHR, i cili ua rrezoi pa mëshirë draftin e mëparshëm për financimin e partive.

Cështja i është kaluar Komisionit të Venecias, cili do të dalë me rekomandim. 

Tashmë, Gjiknuri dhe Bylykbashi po tentojnë të bëjnë "paqe" përmes Venecias, në përpjekje për të kaluar një ligj që rregullon paratë e fushatave të tyre, duke shpresuar që këtë herë ndërkombëtarët t'ua mbyllin sytë përballë interesave të tyre të përbashkëta financiare.

Ndërkohë, ende asnjë produkt konkret për të forcuar qytetarin përballë pushtetit partiak.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme