Politika 28 May 2026, 16:54 Nga VNA

Prova "shkencore" e Kryeministrit për median e lirë (autogoli me raportin anonim të bërë nga Kep Merli)

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-05-28 at 4.52.50 PM.jpeg

Kur Kryeministrit i duhet të provojë se liria e medias në Shqipëri lulëzon si pema e ullirit, raportet e zymta të Reporterëve pa Kufij apo Departamentit Amerikan të Shtetit nuk i bëjnë më punë. 

Atij i duhet diçka më "shkencore", më bindëse dhe, mbi të gjitha, më dashamirëse.

Kështu, në përpjekjen e fundit për të rrëzuar perceptimin se qeveria ka kapur median, shefi i ekzekutivit nxori si argument një raport të platformës mediatike "Buletin". 

Për të gjithë skeptikët që nuk kanë dëgjuar kurrë për këtë xhevahir të gazetarisë, ka një shpjegim: bëhet fjalë për një platformë të krijuar në vitin 2020, e cila ka pasur fatin dhe frymëzimin të nxjerrë vetëm një raport në dritë. Por, siç thonë, cilësia peshon më shumë se sasia.

Nëse gërmon pak në dokumentet e Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), zbulon se kjo fortesë e pavarësisë mediatike zotërohet në 80% të aksioneve nga zoti Mandi Shënediela (dhe 20% nga Ardit Dine).

Nga zyra e lajmeve, te lejet e ndërtimit në Jug
Siç ndodh rëndom në Shqipërinë e Rilindjes Administrative, pasionet e botuesve tanë nuk kufizohen vetëm te liria e fjalës. Zoti Shënediela, përveçse shqetësohet për shëndetin e medias, rezulton të jetë një djalë mjaft punëtor edhe në sektorët shumë më fitimprurës të turizmit elitaj dhe ndërtimit:

Ai zotëron kompaninë “Bhospitality”, e cila ka marrë përsipër menaxhimin e “Kep Merli Resort and Villas” – një prej atyre projekteve përrallore në jug të vendit.

Ky resort, me një koincidencë absolutisht "të rastësishme", ka marrë nga qeveria e të njëjtit Kryeministër statusin e lakmueshëm “Investitor Strategjik”.

Për më tepër, i njëjti botues figuron si konsulent edhe në kompaninë e ndërtimit “Boiken Developments” (me emrin tregtar “Kep Merli”), në pronësi të Agim Shënedielës.

Në fund, kjo përpjekje e Kryeministrit për të pastruar figurën e lirisë së medias rezultoi në një autogol spektakolar me rregulla ndërkombëtare.

Burimi që ai zgjodhi me kujdes për të treguar se qeveria nuk e ka kapur median, në fakt bëri të kundërtën: konfirmoi pikë për pikë gjetjen kryesore të Reporterëve pa Kufij.

 Ai vërtetoi se në Shqipëri, "media e pavarur" që mbron qeverinë, shpesh nuk është gjë tjetër veçse zgjatim i interesave ekonomike në ndërtim dhe turizëm, dy sektorë që marrin frymë dhe marrin statuse "strategjike" vetëm me një firmë dhe një buzëqeshje nga zyra e Kryeministrit.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme