Politika 28 May 2026, 18:34 Nga VNA

Rama në Korçë: Partia Socialiste i ka dhënë Shqipërisë një emër tjetër në botë

Ndaje në Whatsapp
Rama në Korçë: Partia Socialiste i ka dhënë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të enjte në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Korçë, ku në fjalën e tij u ndal te historia e socialistëve, përplasjet politike të viteve ’90 dhe rruga që sipas tij ka ndjekur PS në raport me vendin dhe integrimin europian.

Rama kujtoi ngjarjet e 26 majit 1996, duke i cilësuar si një moment dramatik për demokracinë shqiptare dhe për opozitën e asaj kohe. Sipas tij, socialistët përballeshin me dhunë, presion dhe një regjim brutal politik.

“Kjo ishte një sfidë shumë më e madhe sesa kur u përmbys diktatura. PS ishte në një situatë dramatike. Opozita dhunohej rregullisht dhe nuk kishte hapësirë në media”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Më tej, kreu i qeverisë tha se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që ka qenë e drejtë me interesin kombëtar dhe me të ardhmen europiane të vendit.

“Pas një periudhe të gjatë vështirësish dhe denigrimi, ne i kemi ngritur kokën Shqipërisë dhe i kemi dhënë emrit të saj një tingëllim tjetër nga sa kishte disa vite më parë”, deklaroi Rama.

Ai u ndal edhe te procesi i integrimit europian, duke thënë se pavarësisht kritikave apo sulmeve politike, socialistët do të vazhdojnë rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”, u shpreh Rama në mbyllje të fjalës së tij.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme