Politika 29 May 2026, 15:18 Nga VNA

Rama mbron projektin në Zvërnec mes protestave: “Nuk po falim asgjë, është pronë private”

Ndaje në Whatsapp
Rama mbron projektin në Zvërnec mes protestave: “Nuk po falim

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj polemikave që kanë shoqëruar projektin turistik në Zvërnec, duke mohuar pretendimet se shteti shqiptar po u fal investitorëve toka publike në një nga zonat më të debatueshme të bregdetit. Gjatë prezantimit të kompanisë “Albanian Digital Solution”, Rama e cilësoi si “lajm të rremë” pretendimin se qeveria po dhuron pasuri publike, duke deklaruar se toka ku parashikohet zhvillimi është “pronë private denbabaden”.

Deklarata vjen ndërsa prej më shumë se dy javësh ambientalistë dhe aktivistë kanë organizuar protesta kundër projektit, duke paralajmëruar për pasoja të mundshme mbi ekosistemin e zonës së mbrojtur të Nartës dhe Zvërnecit. Kundërshtarët e projektit kanë kërkuar transparencë mbi përmasat reale të ndërhyrjes dhe ndikimin që mund të ketë në një nga habitatet më të rëndësishme natyrore të vendit.

Debati u zhvendos edhe në emisionin “Opinion”, ku Artemis Poshi, përgjegjëse e Sektorit Juridik në Agjencinë e Zhvillimit të Territorit, sqaroi se aktualisht nuk ekziston ende një projekt përfundimtar ndërtimi. Sipas saj, janë miratuar një leje zhvillimi dhe një leje për infrastrukturën paraprake, por zhvillimi ndodhet ende në fazën e projekt-idesë.

Poshi deklaroi se sipërfaqja prej rreth 2.6 milionë metrash katrorë ku parashikohet zhvillimi është pronë private me certifikata pronësie dhe se, sipas verifikimeve të kryera nga institucionet, nuk përfshin pronë shtetërore. Ajo sqaroi gjithashtu se ende nuk është paraqitur një projekt përfundimtar dhe rrjedhimisht nuk ekziston as një leje mjedisore për zhvillimin.

Zyrtarja e AZHT-së theksoi se ligji aktual lejon dhënien e lejeve në zona të mbrojtura përmes procedurave dhe rregulloreve të posaçme, me kusht që të respektohen kriteret ekologjike dhe biodiversiteti. Sipas saj, po kryhen studime të detajuara me asistencën e studiove të huaja për të vlerësuar ndikimin e mundshëm të projektit dhe mënyrën e përshtatjes së tij me karakteristikat e zonës.

Nga ana e tij, Rama këmbënguli se shteti nuk po fal asgjë dhe se investitorët e përfshirë janë “tejet seriozë”, ndërsa sqaroi se përfshirja e drejtpërdrejtë e shtetit lidhet me ishullin e Sazanit, ku negociatat ende nuk kanë përfunduar. Megjithatë, pavarësisht sqarimeve të qeverisë dhe institucioneve, kundërshtimet ndaj projektit në Zvërnec vazhdojnë, duke e kthyer çështjen në një nga debatet më të forta publike të javëve të fundit.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme