Politika 29 May 2026, 12:22 Nga VNA

Rama lavdëron si histori suksesi AKSHI-n e Mirlinda Karçanajt dhe shpall një kapitull të ri të revolucionit dixhital

Ndaje në Whatsapp
Rama lavdëron si histori suksesi AKSHI-n e Mirlinda Karçanajt dhe

Kryeministri Edi Rama foli sot në prezantimin e Albanian Digital Solution Sh.A., një kompani e re shtetërore që sipas qeverisë synon të modernizojë më tej shërbimet publike dhe të forcojë inovacionin teknologjik në vend. Gjatë fjalës së tij, Rama e cilësoi AKSHI-n si një “histori të jashtëzakonshme suksesi”, duke kujtuar rrugëtimin nga një grusht shërbimesh elektronike deri te mbi 1200 shërbime online dhe më shumë se 3 milionë përdorues të platformës e-Albania.

Sipas Kryeministrit, krijimi i kompanisë së re erdhi si nevojë për të ndarë funksionet strategjike të qeverisjes elektronike nga ato operacionale, duke garantuar që institucionet shtetërore të mos mbeten peng i kompanive private për mirëmbajtjen e sistemeve të tyre. Rama foli për standarde, kontroll cilësie, përgjegjshmëri institucionale dhe vazhdimësi teknike, duke e paraqitur nismën si hapin e radhës të revolucionit dixhital shqiptar.

Megjithatë, fjalimi për suksesin e AKSHI-t vjen në një moment kur vetë institucioni ndodhet në qendër të një prej hetimeve më të mëdha të SPAK-ut. Ish-drejtoresha e Përgjithshme e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera” në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, si edhe për “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerje të veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”. Në të njëjtën dosje janë përfshirë edhe ish-zyrtarë të tjerë të institucionit dhe biznesmenë të lidhur me tenderat e teknologjisë.

Kështu, ndërsa qeveria prezanton një kompani të re si garanci për transparencë, cilësi dhe përgjegjshmëri, AKSHI mbetet njëkohësisht edhe simboli i paradoksit më të madh të revolucionit dixhital shqiptar: institucioni që paraqitet si modeli i modernizimit të shtetit është po ai që vazhdon të figurojë në faqen zyrtare të SPAK-ut si pjesë e një dosjeje të profilit të lartë për korrupsion dhe grup të strukturuar kriminal.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme