Politika 28 May 2026, 21:22 Nga VNA

Xhafaj mbron “kryekomisionin”, por debati mbetet: A po kërkon PS të vendosë nën kontroll edhe SPAK-un?

Ndaje në Whatsapp
Xhafaj mbron “kryekomisionin”, por debati mbetet: A po kërkon

Kreu i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit, Fatmir Xhafaj, reagoi sot ndaj kritikave për rolin e “kryekomisionit” që ai drejton, duke mohuar se synimi është ndërhyrja te institucionet e drejtësisë apo vendosja nën kontroll e SPAK-ut.

Në një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, Xhafaj deklaroi se “kontrolli parlamentar nuk është konflikt institucional”, ndërsa theksoi se “mbikëqyrja parlamentare nuk është ndërhyrje” dhe se “transparenca nuk cenon pavarësinë institucionale”.

“Fatkeqësisht kemi parë interpretime të nxituara për rolin e këtij komisioni. Në vetë procesin e integrimit europian ne përballemi çdo ditë me monitorim dhe kontroll institucional, ndaj nuk ka arsye që të kemi rezerva për mbikëqyrjen parlamentare brenda vendit”, u shpreh Xhafaj.

Megjithatë, debati mbi “kryekomisionin” është ndezur pikërisht sepse ndryshimet e propozuara në Rregulloren e Kuvendit dhe zgjerimi i kompetencave të komisionit janë interpretuar nga opozita dhe kritikët si një përpjekje për të futur nën orbitë politike institucionet e drejtësisë, veçanërisht SPAK-un.

Sipas draftit të diskutuar, në komision do të raportojnë edhe drejtues të institucioneve të pavarura dhe të drejtësisë, përfshirë kreun e SPAK-ut, çka ka ngritur pikëpyetje mbi kufirin mes kontrollit parlamentar dhe presionit politik ndaj organeve të drejtësisë.

Në të njëjtën tryezë, ambasadori i Hollandës në Tiranë dha gjithashtu një mesazh për standardet që Shqipëria duhet të përmbushë në procesin e integrimit europian.

Sipas tij, suksesi i Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian do të matet nga “forca e institucioneve demokratike, besimi që qytetarët kanë tek ato dhe aftësia e tyre për t’i shërbyer interesit publik në mënyrë transparente”.

Diplomati holandez theksoi gjithashtu se “Parlamenti duhet të ushtrojë një kontroll të vërtetë”, deklaratë që vjen në një moment kur debati për raportin mes politikës dhe institucioneve të drejtësisë është rikthyer fuqishëm në qendër të vëmendjes.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme