Politika 29 May 2026, 13:26 Nga VNA

PD “ripërtërihet” nesër mblidhet Kuvendi Kombëtar

Ndaje në Whatsapp
PD “ripërtërihet” nesër mblidhet Kuvendi

Ditën e nesërme, në orën 10:00, në Pallatin e Kongreseve do të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, një mbledhje që vjen në një moment të rëndësishëm për forcën më të madhe opozitare në vend.

Këtë herë, demokratët kanë zgjedhur sloganin “Ripërtëritje”, duke synuar të përcjellin një mesazh për riorganizim dhe një fazë të re politike brenda partisë.

Kuvendi zhvillohet disa vite pas përçarjes së madhe që shënoi PD-në.

Pritet që në Kuvendin e nesërm të diskutohen drejtimet politike të partisë, organizimi i brendshëm dhe objektivat për periudhën në vijim. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, do të paraqesë para Kuvendit 8 ndryshimet statutore, të cilat më tej do të hidhen në votim. 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme