Politika 29 May 2026, 19:32 Nga VNA

Rama mburret me pavarësinë e drejtësisë, ndërsa Balluku shfaqet si ‘zëvendëskryeministre’ në terren

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-05-29 at 7.31.04 PM.jpeg

Ndërsa kryeministri Edi Rama nga Dibra mburrej për “pavarësinë e drejtësisë” dhe suksesin e Partisë Socialiste në ndarjen e pushteteve, në anën tjetër të vendit, një nga figurat më të rëndësishme të mazhorancës vazhdonte normalisht turin institucional, sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Teksa Rama deklaronte se “demokracia nuk funksionon pa tre pushtetet të ndara” dhe se qeveria e tij po lejon drejtësinë të godasë edhe njerëz të lidhur me pushtetin, deputetja Belinda Balluku, e marrë nën akuzë nga SPAK, por e mbrojtur politikisht nga mazhoranca që refuzoi t’i heqë imunitetin, zhvillonte një takim në Lushnje me ministrin e Bujqësisë, Andis Salla.

Paradoksi ishte i dukshëm.

Takimi kishte në fokus aplikimet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026. Por më shumë sesa për fermerët, vëmendja u përqendrua te forma e aktivitetit dhe mesazhi politik që përcillte ai.

Pamjet ngjanin identike me kohën kur Balluku ishte zëvendëskryeministre: ministri që pret deputeten, ecja para kamerave, shpjegimet e vartësve dhe prezantimi i punës së bërë sikur Balluku të vijonte ende të ushtronte të njëjtin autoritet ekzekutiv.

Në praktikë, një zyrtare e akuzuar për korrupsion nga SPAK, të cilën mazhoranca e mbrojti nga përballja e plotë me drejtësinë, vijon të sillet në terren me të njëjtin protagonizëm institucional si më parë.

Ndërkohë nga Dibra, Rama ironizonte kritikët e qeverisë duke i quajtur “imbeçilë” ata që flasin për zyrtarë të hetuar apo të burgosur dhe më pas habiten me rezultatet zgjedhore.

Por ndërsa kryeministri flet për një drejtësi që “godet pushtetin”, realiteti politik duket më kompleks, drejtësia godet, mazhoranca mbron, ndërsa zyrtarët e akuzuar vazhdojnë aktivitetin publik me të njëjtën koreografi pushteti si në ditët e tyre më të forta politike.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme