Politika 30 May 2026, 12:47 Nga VNA

Stresi kandidon për anëtar të Këshillit Kombëtar të PD-së

Ndaje në Whatsapp

bgfgb.PNG

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, është shfaqur nën praninë e babait të tij dhe njerëzve të afërt në Pallatin e Kongreseve pasi do të kandidojë për t’u bërë pjesë e Këshillit Kombëtar të PD.

Gjatë punimeve të Kuvendit do të diskutohen dhe miratohen ndryshimet statutore, ndërsa delegatët do të votojnë edhe për përbërjen e re të Këshillit Kombëtar.

Ndryshe nga praktikat e mëparshme, Partia Demokratike ka vendosur të mos publikojë listën e kandidatëve për këtë forum drejtues. Sipas burimeve nga selia blu, lista u është shpërndarë degëve dhe delegatëve, por nuk është bërë publike për mediat, me argumentin se kështu shmangen lobimet dhe tensionet e mundshme mes kandidatëve gjatë procesit zgjedhor.

Këshilli Kombëtar konsiderohet një nga strukturat më të rëndësishme drejtuese të Partisë Demokratike dhe anëtarët e tij zgjidhen nga delegatët e Kuvendit Kombëtar.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme