Politika 30 May 2026, 08:03 Nga VNA

PD mbledh sot Kuvendin Kombëtar pas rizgjedhjes së Berishës, ndryshimet statutore nuk prekin “Nenin Basha”

Ndaje në Whatsapp

fgbfgbb.PNG

Partia Demokratike mbledh këtë të shtunë Kuvendin Kombëtar, vetëm pak ditë pas rizgjedhjes së Sali Berishës në krye të forcës politike. Berisha siguroi një mandat të ri pa pasur asnjë kandidat përballë në garë.

Gjatë punimeve të Kuvendit, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, pritet të prezantojë paketën e ndryshimeve statutore, e cila më pas do t’i nënshtrohet diskutimit dhe votimit nga delegatët.

Në axhendën e mbledhjes është parashikuar edhe miratimi i përbërjes së re të Këshillit Kombëtar, një nga strukturat më të rëndësishme drejtuese të partisë.

Po ashtu, Kuvendi pritet të përcaktojë prioritetet politike dhe organizative të Partisë Demokratike për periudhën në vijim. Sipas informacioneve të bëra publike më herët, ndryshimet statutore nuk do të prekin të ashtuquajturin “Neni Basha”, që parashikon që kryetari që humbet zgjedhjet jep dërëheqjen dhe nuk rikandidon më për kryetar, si dhe sistemin e Primareve për përzgjedhjen e kandidatëve.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme