Politika 30 May 2026, 13:03 Nga VNA

Kuvendi Kombëtar i demokratëve, rreth 200 anëtarë për Këshillin Kombëtar dhe ndryshime në statut

Ndaje në Whatsapp

ggerretr.PNG

Partia Demokratike ka nisur këtë të shtunë punimet e Kuvendit Kombëtar, një mbledhje e rëndësishme që zhvillohet menjëherë pas rizgjedhjes së Sali Berishës në krye të forcës politike. Berisha u konfirmua si kryetar i PD-së në një garë pa kundërshtarë.

Punimet e Kuvendit nisën në orën 11:33 dhe u hapën nga Erisa Bajaziti, shqiptare që jeton në Bruksel dhe kandidate e Partisë Demokratike për diasporën në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Në fillim të mbledhjes, delegatët miratuan organet drejtuese të Kuvendit. Komisioni i Drejtimit të Punimeve do të kryesohet nga Ivi Kaso, me anëtarë Floriana Garon, Bardh Spahinë, Nada Meçorapajn dhe Eliona Shkrelin. Ndërkohë, Komisioni i Verifikimit të Mandateve dhe Kuorumit përbëhet nga Marash Logu, Adriana Kalaja dhe Ledio Nuraj.

Po ashtu, Kuvendi miratoi edhe Komisionin përgjegjës për votimet dhe zgjedhjet, i kryesuar nga Gazment Bardhi, me anëtarë Eda Grinçin dhe Eno Bozdon.

Gjatë punimeve u përcollën mesazhe përshëndetëse nga disa personalitete ndërkombëtare, mes tyre kryeministri i Kroacisë, ish-kongresmeni amerikan dhe përfaqësues i Partisë Republikane Bob McEwen, sekretarja e përgjithshme e Partive Popullore Europiane dhe eurodeputetja Dolors Montserrat, deputeti i parlamentit grek Vassilios Giogiakas, si dhe ish-deputeti i CDU-së gjermane, Volkmar Klein.

Ndërkohë është publikuar edhe lista zyrtare e kandidatëve për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, organi më i lartë vendimmarrës mes dy kuvendeve. Në garë janë përfshirë një sërë ish-deputetësh dhe drejtuesish demokratë me kontribute ndër vite, mes tyre Dhurata Çupi, Genc Pollo, Ardian Turku, Bedri Hoxha, Asllan Dogjani, Oerd Bylykbashi, Gjok Vuksani, Petrit Doda, Roland Keta dhe Adriana Gjonaj.

Mes kandidatëve spikat edhe emri i reperit Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, si dhe avokati Jordan Daci. Për një mandat në Këshillin Kombëtar kandidon gjithashtu edhe Juela Meçani, ish-zëdhënëse e Sali Berishës.

Nga radhët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kandidojnë edhe Glauk Olldashi, djali i ish-deputetit Sokol Olldashi, si dhe Azem Hajdari, djali i liderit të Lëvizjes Studentore dhe figurës historike të PD-së, Azem Hajdari. Forumi i Gruas dhe Forumi Rinor do të kenë kuota të garantuara përfaqësimi në strukturën e re drejtuese.

Kuvendi pritet të zgjedhë rreth 200 anëtarë të Këshillit Kombëtar, ndërsa fokusi i reformave statutore do të jetë forcimi i përfaqësimit të diasporës dhe grave, si dhe krijimi i strukturave të reja për përzgjedhjen e kandidatëve në proceset zgjedhore.

Një tjetër pikë e rëndësishme e rendit të ditës është paraqitja e tetë ndryshimeve statutore nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. Ndryshimet parashikojnë krijimin e një komisioni të posaçëm që do të filtrojë dhe seleksionojë kandidaturat përpara se ato t’i nënshtrohen votimit nga anëtarësia, duke sjellë një rol më të kufizuar të primareve në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkish.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme