Politika 30 May 2026, 18:19 Nga VNA

“Kam një ide kush mund të jetë”, deputeti i CDU-së flet për kryetar të ri në PD: A është Jorida Tabaku emri që pëlqehet në Berlin? 

Ndaje në Whatsapp
“Kam një ide kush mund të jetë”, deputeti i

Një detaj nga mesazhi i deputetit të Bundestagut gjerman, Peter Beyer, në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike ka ngjallur diskutime përtej përshëndetjes formale të partnerëve europianë.

Në fjalën e tij, Beyer tha se delegatët e PD-së do të merrnin vendime të rëndësishme, duke përmendur edhe zgjedhjen e një kryetari të ri. “Ju keni një kongres shumë të rëndësishëm partiak. Merrni vendime të mëdha, zgjidhni një bord të ri, një kryetar të ri, një president të ri. Kam disa ide se kush mund të jetë, por do ta mbaj gojën mbyllur”, u shpreh deputeti i CDU-së.

Deklarata ka tërhequr vëmendje pasi vjen vetëm pak ditë pasi Sali Berisha është rizgjedhur në krye të Partisë Demokratike. Kjo ka ngritur pikëpyetje nëse bëhej fjalë për një lapsus, për një formulim të përgjithshëm apo për një mesazh me nëntekst politik.

Madje nuk kanë munguar interpretimet. Një nga emrat që lidhet prej kohësh me partnerët gjermanë dhe strukturat e Partive Popullore Europiane është ai i Jorida Tabakut. Deputetja demokrate ka zhvilluar ndër vite kontakte të vazhdueshme me qarqet politike në Gjermani, ka marrë pjesë në takime të shumta me fondacione dhe përfaqësues të CDU-së dhe konsiderohet një nga figurat e opozitës me profilin më të afërt me partnerët europianë.

Natyrisht, Beyer nuk përmendi asnjë emër dhe nuk ekziston asnjë provë se ai kishte në mendje Tabakun. Megjithatë, fjalia e tij ka mjaftuar që emri i deputetes demokrate të rikthehet në diskutimet për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe për figurat që gëzojnë vëmendje në kancelaritë europiane.

Përtej spekulimeve, pjesa kryesore e mesazhit të deputetit gjerman ishte një thirrje për PD-në që të shmangë konfliktet e brendshme dhe të përqendrohet te integrimi europian, lufta kundër korrupsionit dhe ofrimi i një alternative qeverisëse për Shqipërinë. Por në fund, ishte pikërisht ajo fjali e shkurtër për një “kryetar të ri” që mbeti më gjatë në vëmendjen e delegatëve dhe opinionit publik

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme