Politika 31 May 2026, 17:59 Nga VNA

Senati amerikan vendos më 4 qershor për Eric Wendt, kandidatin për ambasador në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Senati amerikan vendos më 4 qershor për Eric Wendt, kandidatin

Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin amerikanpritet të zhvillojë më 4 qershor një seancë vendimtare për kandidaturën e gjeneralit në pension Eric Wendt, i nominuar nga presidenti amerikan për postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Në mbledhjen e tipit “Business Meeting”, senatorët e komitetit do të votojnë nëse emri i Wendt do të kalojë për miratim në Senatin e plotë, hapi i fundit procedural përpara konfirmimit zyrtar në detyrë.
Seanca e 4 qershorit vjen pas hearing-ut publik të mbajtur më 20 maj në Uashington, ku Wendt prezantoi vizionin dhe prioritetet e tij për marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë.

Gjatë dëshmisë së tij, ai u përball me pyetje mbi korrupsionin, rolin e SPAK-ut, investimet amerikane dhe bashkëpunimin strategjik në siguri dhe mbrojtje. 

Ndryshe nga dëgjesa publike e majit, takimi i radhës zhvillohet në format procedural “Executive Session”, ku komiteti diskuton dhe voton nominimet përpara se ato të shkojnë në sallën plenare të Senatit.

Në paraqitjen e tij në Senat, Wendt theksoi se prioritetet kryesore të mandatit të tij në Tiranë do të jenë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimi i partneritetit ushtarak mes dy vendeve, mbështetja për sigurinë kibernetike dhe krijimi i një klime më të favorshme për investimet amerikane në Shqipëri.

Ai shprehu gjithashtu vlerësim për punën e SPAK-ut dhe nënvizoi rëndësinë e shtetit ligjor dhe konkurrencës së barabartë për investitorët e huaj.

Nëse kandidatura e tij miratohet në komitet më 4 qershor, emri i Eric Wendt do t’i kalojë Senatit të plotë për votimin final, procedurë që zakonisht konsiderohet hapi i fundit përpara mbërritjes së ambasadorit të ri amerikan në Tiranë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme