Politika 1 June 2026, 11:01 Nga VNA

Nga përqafimet me Dendias te leksionet për Athinën: Rama kujtohet të zemërohet me Greqinë pas reagimit për Zvërnecin

Ndaje në Whatsapp
Nga përqafimet me Dendias te leksionet për Athinën: Rama kujtohet

Pak ditë pasi shfaqej në atmosferën e ngrohtë të marrëdhënieve me Athinën dhe shkëmbente buzëqeshje e përqafime me ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias, Edi Rama zgjodhi sot t’i japë Greqisë leksione për mënyrën se si duhet të reagojë ndaj incidentit të dhunës në Zvërnec.  

Kryeministri u shpreh i habitur nga reagimi i Athinës për dhunimin e protestuesit me shtetësi greke, duke theksuar se nuk bëhej fjalë për dhunë shtetërore, por për veprimin e një roje private. Rama ironizoi edhe referencat për një “popullsi homogjene greke” në zonë, ndërsa kritikoi faktin që autoritetet greke kishin vënë theksin te etnia e protestuesit.

Kështu, vetëm pak ditë pasi Tirana dhe Athina ekspozonin edhe një herë fotografinë e marrëdhënieve “në ditët më të mira”, një roje private në Zvërnec mjaftoi që kryeministri shqiptar të kalonte nga diplomacia e përqafimeve te kujtesa e vjetër e përplasjeve me shtetin fqinj. Në fund, duket se në Ballkan edhe miqësitë strategjike kanë nevojë herë pas here për një krizë të vogël për të kujtuar se ekzistojnë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme