Politika 1 June 2026, 22:23 Nga VNA

Arlind Qori nuk e fsheh: “Lëvizja Bashkë” organizatore e protestave për Zvërnecin

Ndaje në Whatsapp
Arlind Qori nuk e fsheh: “Lëvizja Bashkë” organizatore e

Kryetari i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, ka pranuar publikisht angazhimin e forcës së tij politike në organizimin dhe mbështetjen e protestave kundër projektit turistik në Zvërnec, duke hedhur poshtë pretendimet se protestat po zhvillohen pa një përfshirje të drejtpërdrejtë politike.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Qori deklaroi se ai dhe aktivistët e “Lëvizja Bashkë” kanë qenë të pranishëm që në ditën e parë të përplasjeve në Zvërnec, si edhe në protestat e zhvilluara më pas në Tiranë. Sipas tij, lëvizja që ai drejton ka qenë pjesë aktive e mobilizimit kundër asaj që e konsideron një proces shpronësimi të qytetarëve dhe privatizimi të hapësirave publike.

Qori akuzoi mediat kryesore për censurë, duke thënë se ngjarjet në Zvërnec janë injoruar pavarësisht përmasave që kanë marrë. Ai pretendoi se vetëm pas reagimeve të fundit të kryeministrit Edi Rama, mediat kanë filluar t’i kushtojnë më shumë vëmendje zhvillimeve.

Duke iu referuar rrethimit të zonës me tela me gjemba, kreu i “Lëvizja Bashkë” tha se kjo është një shenjë simbolike e “zhveshjes së qytetarëve nga prona e tyre”, ndërsa përmendi rastet e banorëve që, sipas tij, janë detyruar të kalojnë nga deti për të hyrë në tokat e tyre.

Në deklaratën e tij, Qori e cilësoi lëvizjen kundër projektit në Zvërnec si një reagim ndaj asaj që ai e quajti “dhunë fizike dhe strukturore”, duke paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ai shkoi edhe më tej, duke e cilësuar mobilizimin aktual si “protestën më të bukur që ka ndodhur në Shqipëri në 25 vitet e fundit”, madje më të madhe se protesta e studentëve.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme