Politika 1 June 2026, 18:07 Nga VNA

Largohet Paparizo, QSUT konfirmon fatin e Hipotekës së Vlorës: drejtorët “qarkullojnë” me javë

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-06-01 at 6.07.02 PM.jpeg

Në administratën shqiptare ka disa poste që duket se kanë afat përdorimi më të shkurtër se mandati me të cilin emërohen. Një prej tyre është bërë prej vitesh Hipoteka e Vlorës, ku drejtorët ndërrohen me një shpejtësi që ka krijuar pothuajse një rekord më vete. Tashmë, gjithnjë e më shumë, të njëjtin profil po merr edhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Pas vetëm pak muajsh në detyrë, Anxhela Paparizo largohet nga drejtimi i QSUT-së, duke iu shtuar listës së gjatë të drejtuesve që kanë hyrë dhe dalë nga zyra e institucionit më të madh spitalor në vend pa arritur të lënë pas një mandat të plotë.

Paparizo do të mbahet mend më shumë për një batutë sesa për ndonjë reformë. E pyetur për ankesat e pacientëve lidhur me mungesën e ilaçeve, ajo u shpreh: “Gjeni një njeri që ankohet se nuk ka ilaçe në QSUT.” Një deklaratë që u kthye shpejt në simbol të hendekut mes përvojës së pacientëve dhe mënyrës si administrata zgjedh t’i lexojë problemet.

Por largimi i saj ngre një pyetje më të madhe: pse drejtuesit e QSUT-së nuk arrijnë të qëndrojnë gjatë?

Ashtu si Hipoteka e Vlorës, edhe QSUT duket se është kthyer në një institucion ku karrigia e drejtorit është më e paqëndrueshme se vetë struktura. Në të dy rastet bëhet fjalë për institucione ku kalojnë vendime me ndikim të madh ekonomik, kontrata, tendera, investime dhe firma që mund të prodhojnë pasoja administrative, financiare apo edhe penale vite më vonë.

Në Shqipërinë e SPAK-ut, drejtimi i institucioneve të tilla nuk është më thjesht çështje administrimi. Është edhe çështje përgjegjësie personale. Dhe sa më e madhe të jetë pesha e firmës, aq më e shkurtër duket të jetë jeta e atyre që ulen në krye.

Ndaj largimi i Anxhela Paparizos nuk është thjesht historia e një drejtoreshe që qëndroi pak muaj në detyrë. Është një tjetër episod në historinë e institucioneve ku drejtuesit ndryshojnë me ritëm të shpejtë, ndërsa problemet, kontratat dhe dosjet mbeten aty, duke pritur pasardhësin e radhës.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme