Politika 1 June 2026, 17:30 Nga VNA

Fitore e pjesshme e opozitës në Kushtetuese: Kalon komisioni për zgjedhjet, bie ai për McGonigal

Ndaje në Whatsapp

fdfvddfv.jpg

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pranojë pjesërisht kërkesën e 38 deputetëve të Kuvendit dhe ka detyruar Kuvendin të ngrejë komisionin hetimor parlamentar për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe vendor, si dhe për verifikimin e përdorimit të burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Vendimi është marrë pas shqyrtimit të kërkesës së një grupi deputetësh, të cilët kundërshtuan mosmiratimin nga Kuvendi të dy komisioneve hetimore: njërit për çështjen McGonigal dhe tjetrit për administrimin e burimeve shtetërore gjatë zgjedhjeve.

Sipas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese, gjykata vlerësoi se kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen McGonigal nuk plotëson kriteret kushtetuese për t’u detyruar Kuvendi ta ngrejë. Për këtë pjesë, kërkesa u rrëzua, pasi Gjykata nuk arriti shumicën e nevojshme për të vlerësuar se ishin përmbushur kushtet kushtetuese për ngritjen e komisionit.

Ndryshe ka vendosur për komisionin hetimor që lidhet me zgjedhjet e 11 majit 2025. Gjykata arriti në përfundimin se ky komision përmbush kriteret kushtetuese dhe jurisprudencën e saj për komisionet hetimore parlamentare.

Për pasojë, Gjykata Kushtetuese vendosi:

* Pranimin e pjesshëm të kërkesës së deputetëve;
* Zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit;
* Përcaktimin e detyrimit të Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”;
* Shfuqizimin si antikushtetues të vendimit nr. 78/2025 të Kuvendit, me të cilin ishte rrëzuar projektvendimi për ngritjen e këtij komisioni.

Gjykata saktëson se vendimi është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare, ndërsa arsyetimi i plotë do të publikohet brenda afateve ligjore.

Ky është një nga vendimet më të rëndësishme të Gjykatës Kushtetuese në raport me të drejtën e pakicës parlamentare për të ngritur komisione hetimore, pasi detyron Kuvendin të krijojë një komision që do të hetojë pretendimet për përdorimin e administratës shtetërore në funksion të zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme