Politika 1 June 2026, 21:45 Nga VNA

“Jam shqiptar dhe grek, nuk më dërgoi askush”, flet banori i dhunuar në protestën e Zvërnecit

Ndaje në Whatsapp
“Jam shqiptar dhe grek, nuk më dërgoi askush”, flet banori

Eduart Subashi, banori i Zvërnecit që u dhunua nga rojet private gjatë protestës kundër projektit në zonë, thotë se kishte dalë për të kërkuar sqarime mbi gardhin e vendosur dhe të drejtat e tij mbi pronën që pretendon se e zotëron me dokumente.

Në një intervistë për emisionin “Breaking”, Subashi deklaroi se nuk ishte pjesë e asnjë organizimi politik dhe se mori pjesë në protestë si banor i zonës. “Jam qytetar shqiptar dhe grek. Aty nuk kam ardhur i dërguar nga dikush”, tha ai.

Sipas Subashit, vendosja e gardhit rrethues ishte momenti kur banorët kuptuan se po zhvillohej një projekt për të cilin, sipas tij, nuk ishin informuar më parë. Ai pretendon se posedon dokumente pronësie mbi një tokë të trashëguar nga familja e tij dhe se në të njëjtën situatë ndodhen edhe qindra banorë të tjerë të fshatit.

“Kam tapinë e tokës sime që në vitin 1991. Të gjithë bashkëfshatarët e mi kanë toka atje. Mund të jenë rreth 300 banorë të tjerë. Nuk jemi informuar nga askush për projektin”, u shpreh ai.

Subashi e krahasoi gardhin e vendosur në zonë me ato që ka parë në kronikat televizive nga Palestina, ndërsa tha se pas incidentit ku u godit nga rojet private, policia ndërhyri dhe e largoi nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja e së shtunës, ku protestuesi u godit dhe u tërhoq zvarrë nga punonjës të sigurisë private, ka shkaktuar reagime të shumta publike dhe ka sjellë ndërhyrjen e autoriteteve, të cilat kanë arrestuar një prej rojeve dhe kanë revokuar licencat e kompanive të përfshira.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme