Politika 1 June 2026, 21:08 Nga VNA

Rama sfidon kundërshtarët e projektit në Zvërnec: “Ma sillni projektin dhe e anulojmë, por projekti ende nuk ekziston”

Ndaje në Whatsapp
Rama sfidon kundërshtarët e projektit në Zvërnec: “Ma

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish ndaj kundërshtarëve të investimit të planifikuar në Zvërnec, duke deklaruar se nuk ka ende një projekt për t’u anuluar, pasi ai ndodhet ende në fazën e hartimit nga disa prej studiove më të njohura arkitekturore në botë.

“Nuk ka projekt. E dini pse nuk ka projekt? Sepse projekti po punohet nga pesë studio ndër më prestigjiozet në botë”, shkruan Rama, duke përmendur studiot e arkitektëve Kengo Kuma nga Japonia, Bjarke Ingels nga Danimarka, Jean Nouvel nga Franca, Emre Arolat nga Turqia dhe K-Studio nga Greqia.

Sipas tij, projekti do të prezantohet publikisht sapo të përfundojë dhe vetëm atëherë mund të zhvillohet një debat mbi përmbajtjen e tij. “Më vjen keq, po s’kemi projekt për të anuluar”, thekson Rama.

Kryeministri hodhi poshtë edhe pretendimet se zona e Zvërnecit po i dorëzohet Izraelit apo se do të shndërrohet në një vendstrehim për palestinezët, duke i cilësuar këto pretendime si manipulime që po përdoren për të nxitur kundërshtimin ndaj investimit.

Në reagimin e tij, Rama vuri theksin te përmasat ekonomike të projektit, duke deklaruar se bëhet fjalë për një investim prej rreth 4 miliardë eurosh. Ai tha se në projekt janë të përfshirë investitorë amerikanë dhe partnerë nga Katari, përfshirë grupin Power Holding, të cilin e cilësoi si një nga konglomeratet më të mëdha në rajon.

Kryeministri akuzoi kundërshtarët e projektit se po përdorin shpifje dhe manipulime për të penguar investimet e mëdha në Shqipëri. Sipas tij, pas kësaj fushate qëndrojnë interesa të ndryshme që nuk duan zhvillimin e vendit dhe që synojnë të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë si destinacion turistik dhe investimesh.

“E vërteta vonon, por nuk harron dhe gënjeshtrat tuaja kanë nisur që sot t’i nxjerrin këmbët e shkurtra”, përfundon reagimin e tij Rama.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme