Politika 1 June 2026, 20:39 Nga VNA

“Rama në burg, Berisha në burg”, mijëra qytetarë mbushin Tiranën kundër klasës politike

Ndaje në Whatsapp
“Rama në burg, Berisha në burg”, mijëra qytetarë

Mijëra qytetarë u derdhën sot në Sheshin Skënderbej kundër projektit të Zvërnecit, ndërsa parullat kryesore ishin kundër qeverisë, pa kursyer edhe opozitën.

Me një ndalesë të shkurtër para Ministrisë së Brendshme, turma u ndal më gjatë përballë Kryeministrisë. Kryefjala e çdo aktivisti që foli ishte largimi i qeverisë, por edhe thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, që shoqëruan fjalët e tyre. Ndryshe nga protesta të tjera, në perimetrin e Kryeministrisë nuk u vu re prani e forcave të policisë për ruajtjen e godinës, ndërsa protesta u zhvillua pa incidente.

Në podiumin e organizuar u ngjitën qytetarë dhe aktivistë. Mes tyre dominuan ata të Arlind Qorrit dhe Lëvizjes Bashkë. Krahas kundërshtimit të projektit në Zvërnec, fjalën e morën edhe qytetarë dhe aktivistë që kundërshtojnë projektet e zhvillimit në Rrjoll dhe në Durrës, duke i dhënë protestës një shtrirje më të gjerë sesa vetëm kauza e Nartës.

Protesta e sotme dukej e kuruar me kujdes nga ana organizative, ndonëse nuk kishte (ende) një kokë drejtuese. Disa nga folësit dhanë variante të ndryshme për vijimin e protestës, ndonëse me gjasë ajo do të vijojë edhe nesër. Në këtë kuptim, protesta e Zvërnecit duket se po shndërrohet gradualisht në një pikë takimi për kundërshtime të ndryshme ndaj projekteve turistike dhe politikave të qeverisë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme