Politika 2 June 2026, 09:17 Nga VNA

Transformim për Pallatin e Kongreseve, Rama: Ka probleme serioze, por do të ruajmë identitetin

Ndaje në Whatsapp
Transformim për Pallatin e Kongreseve, Rama: Ka probleme serioze, por

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të martë në prezantimin e Konkursit Ndërkombëtar për Rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve, ku ndau detaje mbi projektin e transformimit të një prej objekteve më të njohura të kryeqytetit.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se ndërtesa përballet me probleme serioze infrastrukturore dhe ka nevojë për ndërhyrje, por duke ruajtur identitetin arkitektonik që e karakterizon.

Sipas kryeministrit, rikualifikimi i Pallatit të Kongreseve do të shoqërohet edhe me zhvillimin e hapësirave përreth përmes bashkëpunimit me sipërmarrjen private, me synimin që zona të kthehet në një qendër të rëndësishme për aktivitetet kulturore dhe turizmin urban.

“Pallati i Kongreseve ka probleme serioze dhe ka nevojë për transformim, duke ruajtur identitetin e tij. Qëllimi është që ky objekt dhe e gjithë zona përreth të bëhen një destinacion tjetër i Tiranës turistike dhe i kryeqytetit të aktiviteteve kulturore. Nuk duhet ta lëmë më si një ishull pa jetë”, u shpreh Rama.

Ai bëri të ditur gjithashtu se aktualisht janë realizuar 15 konkurse ndërkombëtare, ndërsa tre të tjera janë në përgatitje. Sipas tij, deri më tani janë lidhur 12 kontrata, ndërsa shtatë të tjera ndodhen në proces.

Në kuadër të konkursit për Pallatin e Kongreseve, pesë skuadrat finaliste do të prezantojnë para jurisë projekt-idetë e tyre arkitekturore, nga të cilat do të përzgjidhet vizioni që do të udhëheqë transformimin e objektit në vitet e ardhshme.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme