Politika 2 June 2026, 13:15 Nga VNA

Rama: Bllokimi i transaksioneve nga SPAK për projektin e Zvërnecit është arbitrar, investimi do të vijojë

Ndaje në Whatsapp

fgfgfgb.PNG

Kryeministri Edi Rama e cilësoi arbitrar vendimin e Prokurorisë së Posaçme për bllokimin e llogarive të kompanisë së lidhur me projektin turistik në Zvërnec, ndërsa garantoi se investimi për ndërtimin e resortit luksoz nuk do të ndalet.

I pyetur nëse qeveria është e gatshme të heqë dorë nga projekti, Rama tha se mbështet hetimn e SPAK për verifikimin e origjinës së pronës, por që nuk ka asnjë shans që projekti të ndalojë për sa kohë do jetë kryeministër.

“Pavarësisht se është pak larg temës, por nuk i shmangem, kjo e SPAK ka dy pjesë, ka pjesën pozitive që i takon SPAK dhe ka pjesën e shëmtuar që i takon zëdhënësve të vetëofruar të SPAK. Pjesa pozitive është pjesa e hetimit mbi origjinën e një pasurie. Për sa kohë ky është një problem i ngritur me të drejtë apo pa të drejtë këtë nuk e dimë. Pastaj i shumëpërfolur, aq më tepër për sa kohë kjo përfolje lidhet me një hetim të nisur sa i takon subjektit, është pozitive që SPAK të hetojë origjinën e kësaj prone. Unë e nxis këtë hetim. Pjesa e shëmtuar, ajo e zëdhënësve të vetëofruar që ndajnë gjysmë të vërteta. Pasi investitorët që sot janë zotëruesit e pronës, bazuar në legjislacionin shqiptar, duke ndjekur të gjitha procedurat, janë investitorë me reputacion të pazëvendësueshëm. Ka rezultuar totalisht legale dhe të ardhura nga institucione financiare me institucion global. Kjo çështje duhet ndarë në dy pjesë. Investitorët janë në të drejtën e tyre, bllokimi i transaksioneve është arbitrar, dhe bllokimi i kalimit të parave te pronari është çështje në të drejtën e organit hetimor. Këtë e konsideroj pozitive. Në rast se hetimi nxjerr një tjetër origjinë prone, ata që e pretendojnë dhe kanë të drejtën e asaj prone mund të marrin ato para dhe të gjitha palët janë të lumtura, përveç palës që ka mashtruar në rast se ka mashtruar. Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë jam këtu. Por duhet të sqarojmë për çfarë janë pretendimet”, deklaroi Rama.

Ndërkohë, deri më tani, Prokuroria e Posaçme nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar lidhur me çështjen. Ende nuk dihet zyrtarisht se çfarë po heton SPAK, cilat prona, toka apo subjekte biznesi janë objekt verifikimi, nëse ekziston një procedim penal dhe në çfarë faze ndodhet ai.

Bëhet fjalë për një nga çështjet më të diskutuara të momentit, e lidhur me një projekt që ka nxitur protesta të shumta qytetare dhe ku ndërthuren interesat ekonomike, mjedisore dhe të pronësisë.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme